Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kusari – Lila: Njohja parashihet në fazën e dytë të planit “franko – gjerman”

    18/11/2022 11:08
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputetja e LVV-së Mimoza Kusari-Lila ka thënë se propozimi franko-gjerman është i ndarë në dy faza. Këto detaje i dha në një diskutim të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës

    “Në nëntor ishte një proces që shumë pak ka marrë vëmendje në Serbi ose në vendet e tjera që mund të mos e ndjejnë ndikimin e tyre por në Kosovë ka qenë nja hap i madh përpara. Ajo çka doli tjetër në të njëjtën periudhe kohore ishte plani evropian më duhet të të korrigjoj se kemi kërkesa të vazhdueshme edhe nga vetë qeveria gjermane dhe ajo franceze e natyrisht edhe BE-ja që ky plan nuk është plan franko – gjerman por është plan evropian në mbështetje edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në fakt pati disa informacione, komponenta të planit që kanë dalë për opinionin publik por çka mund të ju them sot këtu në esencë plani përmban zgjidhjen finale, procesin e normalizimit të përgjithshëm të ndarë në dy faza”, ka thënë ajo në një diskutim të organizuar nga Intituti Demokratik i Kosovës.

    Ndërsa sipas saj faza e parë e këtij plani në të cilin mbështetje pati edhe nga SHBA-ja përmban çështje të cilat kanë mbetur të hapura por që nuk përfshin njohjen reciproke në mes të dy shteteve.

    Derisa ka konfirmuar se tashmë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe zv. Kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi kanë nisur komentet e tyre për këtë plan të cilin e kanë quajtur mjaft serioz.

    “Dhe faza e parë është faza e cila merret me të gjitha çështjet të cilat kanë mbetur të hapura e natyrisht edhe me avancimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Por nuk e përmban njohjen reciproke. Faza e dytë është faza e cila tutje synon njohjen natyrisht edhe normalizimin e plotë dhe në këtë dokument në këtë propozim natyrisht që Kosova nuk ka qëndruar indiferente edhe, kryeministri Kurti dhe ZV kryeministri Bislimi keni dëgjuar që prej fillimit kanë thënë që është propozim serioz por që kanë ose rezervojnë të drejtën të japin komentet e tyre të cilat tashmë veç i kanë përcjellë tek propozuesit, gjegjësisht edhe tek vendet të cilat janë përfshirë përmes emisarëve por gjithashtu edhe tek ndërmjetësi i Bashkimit Evropian”, ka thënë Kusari Lila.

    Por deputetja e VV’së nuk ka dhënë detaje nëse ky plan përmban apo jo formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, mirëpo sipas saj ka çështje të lëna pezull e që Asociacioni është njëra nga to.

    Artikuj të ngjashëm

    Kusari-Lila takon ambasadorin austriak, flasin për zgjedhjet

    “Brate”: Kusari-Lila e quan vëlla Simiqin, merren vesh për takim me Kurtin

    Tahiri – Kusari-Lilës: Populli e di kush je ti, duam ballafaqim

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.