Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kurti nuk u ndahet kompanive të IT’së, e takon edhe një në Davos

    23/05/2022 18:00
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryeministri Kurti ka takur në Davos bashkëdrejtuesin e kompanisë gjermano-amerikane, Celonis, që zhvillon biznes edhe në Kosovë.

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në Davos takoi bashkëdrejtuesin dhe bashkëthemeluesin e kompanisë softuerike Celonis, Alexander Rinke, njofton ZKM.

    ZKM njofton se Celonis ka mbi 3 mijë punëtorë, konsiderohet si kompania e teknologjisë me rritjen më të shpejtë në mbarë botën dhe nga viti 2015 ka edhe zyrën e saj në Prishtinë në të cilën ka të punësuar 74 veta. 

    “Derisa z. Rinke foli për përvojën e tyre në Kosovë dhe shërbimet që Celonis i kryen në Prishtinë për klientët e saj, Kryeministri Kurti tha se me popullatën e re dhe profesionale që vendi ka, shtrirjen më të gjerë të internetit në Evropë, potencialin e dëshmuar në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe me qeverinë që mbështet këtë sektorë, Kosova synon që të bëhet qendra e radhës e kësaj fushe në Evropën Juglindore” thuhet më tej në njoftim. 

    Kurti tutje, e ka ftuar kompaninë Celonis që të konsiderojë Kosovën në strategjinë e tyre të zgjerimit, teksa po ashtu diskutoi me z. Rinke mundësitë që Celonis të jetë urë lidhëse ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe komunitetit të startup-ve në Gjermani.

    Artikuj të ngjashëm

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    Kurti kujton grevën e madhe të 3 shtatorit 1990: Një nga aktet më të kulluara të rezistencës qytetare

    Kurti viziton në spital Osman Azemin: “Buqetë me lule për shëndet të mirë, e ‘stupci’ për të larguar të ligat”

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.