Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kryetari i OEK: Bizneset po marrin punëtorë nga Bangladeshi e India, Kosovën po e shohin si vend transit për vendet e BE-së

    17/03/2024 08:11
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Bizneset në vend kanë filluar t’i marrin punëtorë nga jashtë, shkak i mungesës së fuqisë punëtore. Këtë e ka bërë të ditur për Ekonomia Online, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna.

    Rafuna thotë se bizneset kanë nisur që t’i marrin punëtorët nga vendet e largëta, si Bangladeshi, India e Nepali por që po paraqet një siguri që ata punëtorë do të qëndrojnë gjatë në Kosovë.

    Rafuna thotë se këta punëtorë që vijnë nga këto shtete, po e shohin Kosovën si vend transit për të dalë në vendet më të zhvilluara.

    “Kjo  është një sfidë që është duke përcjell sektorin privat. Tani jemi në vitin e tretë sidomos ka qenë e theksuar dy vitet e fundit, si vite të plota 2022-2023 po 2021 nuk përjashtohet, kjo është një sfidë që e përcjell. Sfida më e madhe për momentin edhe kur e bëjmë analizat me anëtaret e Odes Ekonomike mungesë e fuqisë punëtorë na paraqitet si sfida më e madhe edhe mungesë e fuqisë punëtore të kualifikuar edhe të pakualifikuar, përkundër që kanë ndërmarre masa bizneset si më thënë me zbutë këtë mungesë të fuqisë punëtore ndërmjet investimeve të pajisjeve të teknologjisë ajo po paraqet kosto shtesë për bizneset po edhe importimi i fuqisë punëtore prej vendeve tjera sidomos prej Bangladeshit, Indisë, Nepal e kështu më radhë nuk po paraqet një siguri që ata punëtorë do të qëndrojnë gjatë në Kosovë, ata zakonisht po e shohin Kosovën si një vend transit dhe derisa ta gjejnë një mundësi tjetër për të dal në vendet e Bashkimit Evropian”, thotë Rafuna, teksa përmend edhe përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e pagës për punëtorë.

    Rafuna ka kritika edhe në drejtim të institucioneve për mungesë veprimi për ndaljen e migrimit. Thotë se Qeveria duhet të hartojë një plan me i ndalë të rinjtë që të mos ikin nga Kosova.

    “… kështu që kjo mbetet sfida më e madhe për sektorin privat, përkundër që kanë lëviz me kushte sa i përket pagës edhe kushteve tjera dhe për këtë jam shumë i lumtur a është idealja nuk është idealja, mirëpo prape këtu duhet më vu theksin tek institucionet e vendit por është edhe shumë e çuditshme e habitshme qysh nuk sjellët një strategji ose një plan i veprimit së paku qysh me u mundu me i ndal të rinjtë mos me dal jashtë dhe mu mundu me i kthye ata të cilët na kanë dal jashtë që me pa Kosovën si një mundësi ose me pa Kosovën që ka një të ardhme të mirë këtu”, deklaroi Rafuna. /EO/

    Artikuj të ngjashëm

    Rafuna për protestën nesër: Nëse s’ka reagim, ajo do radikalizohet – Kurtit i kërkuam kohë por s’dha shpresë

    Rafuna: “Super Puna” nuk po ndikon në zhvillim ekonomik

    Kryetari i Odes Ekonomike: Dëmet e shkaktuara prej masave të BE-së janë afro 300 milionë

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.