Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kreu i Kushtetueses: Detyra jonë është ta ruajmë Kushtetutën, kështu e ruajmë edhe Marrëveshjen e Ohrit

    11/12/2024 14:52
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Darko Kostadinovski, sot në konferencë për shtyp ka sqaruar vendimin e gjykatës për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, për të mbajtur seancë përgatitore.
    Ai tha se vendimi i gjykatësve kushtetues është sjellë për të mbrojtur qytetarët nga manipulimi i politikanëve.

    Kostadinovski gjithashtu tha se ky vendim nuk është tërheqje ose dorëzim para presionit të dikujt

    “Duke ruajtur Kushtetutën ne ruajmë rendin kushtetues, detyra jonë është të mos krijojmë kaos. Nuk është puna ime të komentoj qëndrimet e politikanëve, nuk dua të polemizojë me ata, por e dini se jemi të ekspozuar ndaj tyre. Duam t’u drejtohemi qytetarëve për pavarësinë dhe paanshmërinë tone. Vendimi i sotëm nuk dua të perceptohet si dobësi ose tërheqje nga frika e dikujt. Vendimi ynë duhet të perceptohet si akt i lartë, sidomos nga qytetarët, pasi nuk do të lejojmë që ata të manipulohen nga politikanët. Është gënjeshtër dhe manipulim se me vendimin tonë ne dëshirojmë të nxisim destabilizim”, tha Kostadinovski.

    Ai theksoi se lënda për Ligjin për përdorimin e gjuhëve është më e vjetër dhe se është e ndjeshme.

    “Duhet të ekzistojnë vija të kuqe edhe për pikët politike dhe votat nga politikanët. Jo nga çdo çështje duhet të fitohet politikisht. Kemi pasur çdo lloj të paragjykimeve por të gjitha janë manipulime. Marrëveshja e Ohrit është pjesë e Kushtetutës sonë. Detyra jonë është ta ruajmë Kushtetutën dhe duke e ruajtur atë, ne e ruajmë Marrëveshjen e Ohrit”, tha mes tjerash Kostadinovski.

    Ndryshe, në seancën e sotme në të cilën duhej të shqyrtohej kushtetutshmëria e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, u vendos që fillimisht të mbahet seancë përgatitore në të cilën do të marrin pjesë ekspertët juridikë, si dhe përfaqësues të partive politike./Telegrafi Maqedoni/

    Artikuj të ngjashëm

    Njihuni me gruan që mban rekordin për gjuhën më të gjatë në botë

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.