Komuna e Malishevës ka shpallur konkurs për pozitën e Drejtorit të Qendrës për punë sociale.
Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar dhe do të jetë i hapur nga data 12.12.2022 deri më 19.12.2022.
Tutje, në kokursin e shpallur Komuna ka listuar edhe kërkesat për pranim:
2. Kërkesat e përgjithshme për pranim
Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje; Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.
3. Kërkesat e përgjithshme formale
• Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare me të paktën 240 kredi/ECTS apo ekuivalente me to (Në rastin kur kreditë janë mbledhur si pasoje e dimplomës Bachelor dhe Master, fusha e Diplomës Master të jetë e njëjtë apo vazhdim (specializim) i Diplomës Bachelor), fakulteti Juridik, Administratë Publike, Shkenca Shoqërore.
• Kualifikime të posaçme formale:
• Përvoja e punës e kërkuar: Së paku dy (2) vite përvojë pune profesionale në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.
Njoftimin e plotë mund ta gjeni KËTU.






