Ish-banorja e përfolur e Big Brother Vip Albania, për paraqitjen të cilësuar jo një herë skandaloze nga publiku, po komenton aktivisht banorët përbrenda këtij show-i.
Ajo së fundmi i ka dalë në mbrojtje Deamishelit për lojën brenda duke shtuar se ka menaxhuar çdo gjë mirë dhe me qetësi transmeton GazetaDemos.
Kjo vjen pas sulmit që iu bë nga Efi Dhedhes, e cila u rifut sërish në shtëpi si më e votuara e publikut.
“Ke tre muaj aty brenda edhe e ke menaxhuar gjithçka shumë mirë me qetësinë tënde. Në fund të ditës në kuadër të lojës ke bërë gjithçka. Vazhdo Deamishel”, ka shkruar ajo.
“Oh e të njoh unë që kemi ndarë shtratin, se sa e lezetshme edhe vajzë me botë je o nuk të njeh kush”, thekson Kthella.
Ajo më pas ka thumbuar Efin dhe Kiarën, duke thënë që Luizi me zemër e do Dean sikur Oltën, sepse nuk lëpihen e shtiren.
Luizi do Dean aq sa donte Oltën aty brenda, sepse janë luftarake e nuk lëpihen për t’u dukur bukur në publik. Koha do vërtetoj gjithçka”, u shpreh tutje ajo.





