Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Katari do të jetë gjithmonë në krah të Kosovës, thotë Zëvendëskryeministri i këtij vendi

    18/11/2022 20:00
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Presidentja Vjosa Osmani është takuar me Zëvendëskryeministrin, njëherit ministrin e Shtetit të Katarit, Hamad Bin Abdulaziz Al Kawari, me të cilin diskutoi mbi thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve mes dy shteteve, në samitin e krerëve të shteteve të Frankofonisë, në Djerba të Tunizisë.

    Osmani i çmoi si të shkëlqyera marrëdhëniet mes dy vendeve dhe e vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme të Katarit për Kosovën, si para ashtu edhe pas pavarësisë.

    “Populli i Kosovës i është mirënjohës Katarit për bashkëpunimin dhe pret që të dyja vendet ta thellojnë më tej atë, duke hapur kaptina të reja bashkëpunimi në energji, arsim, shëndetësi, turizëm, bujqësi dhe fusha të tjera”, tha Osmani gjatë takimit.

    Presidentja përmendi edhe një varg projektesh, të cilat mund të zhvillohen si rrjedhojë e bashkëpunimit, sidomos në fushën e teknologjive moderne dhe inovacionit, duke ditur që Kosova ka popullsi me moshë shumë të re, të zonjën për të zhvilluar projekte në këtë fushë, thuhet në njoftimin e Presidencës, transmeton Klankosova.tv.

    Zëvendëskryeministri  i Katarit, Al Kawari, e çmoi bashkëpunimin e deritashëm mes Kosovës dhe Katarit dhe theksoi se Katari do të jetë gjithmonë në krah të Kosovës.

    Ai theksoi se Kosova dhe Katari janë të dyja shtete të vogla, me histori deri diku të ndryshme, por me shumë pika të përbashkëta, prandaj ato mund të mësojnë shumë nga njëra-tjetra, por edhe të shpijnë përpara ide të përbashkëta, të cilat janë të favorshme për të dyja vendet.

    Artikuj të ngjashëm

    Pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të ri slloven, Osmani e falënderon për mbështetjen ndaj Kosovës

    Presidentja Osmani takon ambasadorin britanik Hargreaves

    Osmani takohet me Rohden, flasin për konstituimin e institucioneve – i thotë se do të veprojë në përputhje të plotë me Kushtetutën

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.