Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ish e burgosura politike thotë se UDB-ashi Astrit Koshi e kërcënoi me dhunim seksual

    22/08/2024 20:53
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Zyrafete Kryeziu-Manaj, ish-e burgosur politike, ka rrëfyer për torturat dhe abuzimet e përjetuara gjatë burgimit nga shqiptarët që ishin pjesë UDB-së famëkeqe.

    Kryeziu-Manaj ka përmendur Astrit Koshin, i cili, sipas saj, ka kërcënuar me abuzim seksual dhe me vrasje, duke thënë se mund ta zhveshte dhe ta hidhte nga dritarja, duke e paraqitur këtë si vetëvrasje.

    “Astrit Koshi ka qenë për nga mosha më i ri. Dhe nuk ka qenë i trishtueshëm në torturua, ka qenë i trishtueshëm në imoralitetin e tij, për arsye se tash për herë të parë po e them, ai më ka thënë ‘tash ti je lidhur me pranga (lidhur për radiatori), tash ty mundem të të zhvesh e me t’i bo të gjitha ato çka më pëlqen të bëj, dhe e hapi dritaren  të hudhi prej dritares dhe them se je vetëvrarë’.

    Astrit Koshi se harroj kurrë dhe  ka qenë një farë Sala mbiemri nuk më kujtohet. Ka qenë edhe ky hiq më i mirë se këta tjerët. Pastaj qenë Sahit Zogaj, por ky s’më ka marrë ne pyetje në sekretarin e policisë në Prizren. Po ky e ka përcjell situatën time dhe pasi jam liruar pas burgut”, ka thënë Kryeziu-Manaj në “Debat Plus”.

    Kryeziu-Manaj shpjegoi se motra e saj 16-vjeçare, e cila vuante nga një sëmundje serioze dhe sapo kishte kryer një operacion, u arrestua dy ditë pas operimit.

    “Pas jam liruar ka pasur veprimtari ilegale, edhe unë kam qenë edhe motrat e mia. Çka është interesant për të theksuar, kur kam qenë në burg në Mitrovicë, motrën time më të vogël e cila ka ën maturë se tri herë në të njëjtën shkollë, që e kanë larguar, e kanë arrestuar pas meje. Ka qenë e sëmur prej zorrës qorre dhe ka shkruar të operohet në Prizren. Në ditën kur është operuar, ditën e nesërme kanë shkruar UDB-ashet, Daut Morina me e arrestu, pasi kanë menduar se nuk ka qenë ë sëmurë po t’i i ik fajësisë.

    Mirëpo ka qenë një Arif Elshani kryeinfermier, i cili nuk e ka lejuar ta arrestojnë atë ditë, pasi ka qenë në gjendej të operuar. Ju ka thënë derisa është Brenda spitalit është pacientja e jona. E kanë arrestuar dy ditë pas operimit. Edhe nuk e kanë pyet e kanë arrestuar edhe e kanë sjell në burgun e Mitrovicës”, ka shtuar ish e burgosura politike.

    Kryeziu-Manaj përshkroi këto përvoja si jashtëzakonisht të vështira, teksa ka treguar se këta UDB-bashë i kanë torturuar edhe motrën e vogël, që atëbotë ishte vetëm 16-vjeçare.

    “Për mua jo pse ka qenë e lehtë dhuna fizike, pasi nuk ka dhunë të lehtë fizike. Kur të prangosnin për radioatori të të rrahin me shuplaka e pendrek. Për mua ka qenë trishtimi më i madh kanë qenë fjalët e Astrit Koshit. Ky Daut Morina nuk ka pasur kurrfarë kufiri, sillte, ofendonte, nuk ka qenë më i mirë as Vesel Krasniqi…

    Sahit Zogaj nuk më ka marrë (në pyetje) dhe nuk kam pas tortura prej tij, ka pasur motra ime 16-vjeçare. Ndoshta u maltreua shumë më shumë sesa unë në burg”, ka shtuar ajo.

    Artikuj të ngjashëm

    “Lutfi Ajazi dhe Xhavit Kuqi ishin më të pamëshirshmit” – Sefa rrëfen torturat e pandërprera nga udbashët

    “Abdullah Daka më ka dhënë shuplakë, edhe unë atij”, Kelmendi rrëfen ballafaqimin me udbashët

    “Mu pi krahërori, mu mbush dora gjak”- Emin Kelmendi përball dhunës së UDB-së

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.