Ish-ambasadori i SHBA-së në NATO, Douglas Lute, ka komentuar takimin në mes presidentit të SHBA-ve, Donald Trump dhe atij të Rusisë, Vladimir Putinit, me ç’rast ka deklaruar se Trump nuk fitoi asgjë nga samiti me homologun e tij rus.
“Putini largohet me fundin e izolimit ndërkombëtar”, thotë Lute.
Ai është parë si një njeri i madh në skenën e madhe me presidentin e SHBA-së: Pritje e ngrohtë, qilim i kuq, duke hipur në makinën e Trump, duke qëndruar para një shenje që thoshte ndjekja e paqes – gjë që është gjithçka tjetër përveç asaj që përfaqëson Vladimir Putini.
“Në këmbim, çfarë mori Trump? Zero… Ne arritëm shumë pak. Nuk jemi më afër – në fakt, mund të jemi më larg një zgjidhjeje paqeje në Ukrainë sesa ishim në fillim të ditës”, ka deklaruar ai.






