Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Hoti: Kuvendi nuk është i konstituuar, janë shkelur parimet kushtetuese

    02/09/2025 21:55
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Kuvendi i Kosovës ende mbetet i pakonstituuar dhe se janë shkelur sërish parimet kushtetuese gjatë seancës së zgjedhjes së nënkryetarit nga radha e komuniteteve jo-shumicë.

    Sipas Hotit, aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese e thotë qartë që ndërrimi i rendit të ditës është antikushtetues.

    “Proceduralisht, sipas Kushtetutës dhe sipas rregullores së Kuvendit e aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi nuk është i konstituuar. Në interpretimin e saktë dhe teknik të procedurave, që janë zhvilluar atë ditë në Kuvend, ka pasur shkelje. Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese e thotë qartë që ndërrimi i rendit të ditës është antikushtetues”, ka thënë Hoti.

    “Shkelja kushtetuese është bërë kur janë ndarë dy votimet për nënkryetarë nga komunitetet jo-shumicë”, ka thënë ai për RTK.

    Hoti ka thënë se përderisa Kuvendi nuk është i konstituuar, nuk ka logjikë të mbahet mbledhje nga ana e kryesisë së Kuvendit, sepse, sipas tij, ato s’kanë rëndësi kushtetuese. Ai ka thënë se duhet njoftuar Presidentja e vendit për formimin e legjislaturës së nëntë.

    Pavarësisht dështimit për zgjedhjen e nënkryetarit serb, Kryeparlamentari Dimal Basha e ka përmbyllur seancën konstituive të shtunën, duke e konsideruar Kuvendin si të konstituuar.

    Presidentja Vjosa Osmani e ka pritur dje në takim Bashën, ku ai ka prezantuar qëndrimin e tij lidhur me konstituimin e Kuvendit. Ndërkohë, Osmani e ka informuar Bashën se ekipi ligjor i Presidencës është duke bërë analizën lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

    “Presidentja ka potencuar se, sikurse gjithmonë, do të veprojë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, duke garantuar stabilitetin institucional dhe respektimin e vullnetit të qytetarëve të Kosovës”, ka njoftuar Presidenca.

    Artikuj të ngjashëm

    Haziri: Kuvendi nuk është i konstituar, Kurti ka një “fitore të Pirros”

    Abdixhiku: Më 13 shtator, mblidhemi të gjithë në Prishtinë, koha të ngrihemi sërish në këmbë, gjithandej në Kosovë!

    Haziri, për VV-në: Prej kujt po e mbrojnë Kosovën? Prej themeluesve të kësaj Republike?

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.