Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Hotelet “falas” në Vlorë për 28 nëntor

    24/11/2022 10:28
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Vlora në prag festimesh për 110-vjetorin e Pavarësisë vjen me një ofertë të unifikuar nga një pjesë e madhe e hoteleve në vend.

    Ato janë bërë bashkë dhe kanë vendosur një ofertë për të gjithë ata që duan të kalojnë 28 Nëntorin në qytetin e flamurit. Më konkretisht, të gjitha hotelet këto ditë do të kenë çmimin 25 euro nata dhe nëse rezervon dy net, për 28 nëntor mund të akomodohesh falas.

    Anisa Ceno, administratore hoteli tha në emisionin Good Morning Albanians, në Euronews Albania se oferta që ka bërë bashkë hotelet në Vlorë, parashikon që me 50 euro të qëndrosh 3 net në hotele me 4-5 yje të qytetit.“Jemi rreth 15 hotele që i janë bashkuar nismës, qëllimi është edhe promovimi i qytetit”, tha Ceno.

    Ajo shpjegoi se nisma është një iniciativë private dhe nuk ka lidhje me bashkinë.“Bashkia nuk na mbështet me sponsporizim, kemi sponsorat tanë. Këtë vit mund të kërkojmë që në buxhetin e vitit të ardhshëm të jetë parashikuar një mbështetje edhe për këtë nismë”, u shpreh Ceno.

    Florika Rodakaj, operatore turistike tregoi se veç akomodimit që është pjesa më e rëndësishme për turistët, janë edhe aktivitet e dedikuara ditëve të Festave Komëtare, koncerti i madh me këngëtarë të njohur, gara e çiklizmit ekspozita në Lungo Mare por edhe aktivitete më shkencore.

    Artikuj të ngjashëm

    Shqiptarë e të huaj bëhen bashkë për të shitur drogë në Vlorë, 7 të arrestuar në një festival

    Rama nga Azerbajxhani: Synojmë të ndërtojmë një qendër të gazit natyror të lëngshëm në Vlorë

    Kishte ndryshuar emrin dhe mbiemrin, si u vra 41-vjeçari në Vlorë

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.