Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Stili/Jeta

    Horoskopi ditor

    14/08/2024 17:22
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Dashi

    Marrja përsipër e detyrave të reja do ju lejojë që të eksploroni dhe të vini në provë aftësi të reja. Do të jeni të fortë dhe të vendosur dhe për këtë arsye do të arrini të përballoni çdo kritikë dhe polemikë të të tjerëve. Përfitoni nga kjo mbrëmje për tu relaksuar më shumë.

    Demi

    Do të jeni gati të pushtoni botën dhe kjo rigjetje energjie, favorizohet nga një sërë konfirmimesh të rëndësishme të cilat ju kanë bërë më të sigurtë në vete. Këshillohet që gjatë kësaj dite të mos lini pas dore dashurinë.

    Binjakët

    Nis një periudhë mjaft intensive për realizimin e gjithë objektivave tuaj profesional. Do të dini të tregoheni aktivë, por mundohuni që të mos lini pas dore shëndetin, i cili parashikohet të jetë delikat.

    Gaforrja

    Do të keni mundësi shumë të mira për të arritur të përmirësoni disa nga projektet tuaja dhe duhet të ndiheni gati që të shfaqeni më shumë bashkëpunues me kolegët tuaj. Në dashuri mos u tregoni të nxituar, pasi keqkuptimet mund të zgjidhen nëse i jepni prioritet dialogut.

    Luani

    Parashikohet një ditë e mbushur plotë me të papritura, sidomos në sferën e ndjenjave. Ka shumë mundësi që të zyrtarizoni një histori dashurie, por duhet të jeni më kurajoz. Bashkëpunimet e reja janë mjaft të favorshme.

    Virgjëresha

    Tregohuni shumë të kujdesshëm me mënyrën me të cilën do të shpreheni, pasi në këtë moment tensionimi juaj, mund të shkaktojë reagime të tepruara ndaj familjes apo kolegëve. Mbani larg gjithë ata persona apo situata, të cilat ju vendosin nën tension.

    Peshorja

    Nëse do ju duhet të bëni ndryshime thelbësore në projektet tuaja, mundohuni që të tregoheni sa më diplomatë me kolegët dhe ekspozoni këndvështrimet tuaja, pa u imponuar, shkruan noa.al. Mbrëmja është mjaft e favorshme për takimet.

    Akrepi

    Ka disa konflikte në dashuri dhe në familje, të cilat do ju tensionojnë. Megjithatë duke qenë nga natyra shumë agresiv, duhet të mundoheni të mbani nën kontroll emocionet. Horoskopi i kësaj dite favorizon takimet interesante në vendin e punës.

    Shigjetari

    Shmangni debatet dhe tensionet të cilat mund të rezultojnë të dëmshme për çështjet tuaja profesionale. Mundohuni të jeni më të ekuilibruar në menaxhimin e emocioneve tuaja, pasi luhatjet e humorit të shkaktuara prej stresit të madh në punë, mund të shkaktojnë destabilitet në çift.

    Bricjapi

    Do të tregoni shumë kujdes në punën tuaj dhe për këtë arsye do të jeni pikë referimi për kolegët. Të qenit ndihmë për të tjerët do ju bëjë të ndiheni mirë. Këshillohet që të shmangni rreziqet e kota në punë.

    Ujori

    Mos i humbni mundësitë e mira për të bërë takime të reja, pasi në këtë moment mund të bëni njohje intriguese dhe mjaft të frytshme për sferën profesionale. Këshillohet që të mos jeni të ndrojtur dhe të hapeni më shumë.

    Peshqit

    Zhvillimet e fundit, parashikojnë një sërë ndryshimesh të rëndësishme gjatë kësaj dite, të cilat do të ndryshojnë rutinën tuaj. Do të keni mundësi që të përkufizoni prioritetet tuaja, ndaj duhet të jeni gati që të bëni disa kompromise në dashuri.

    Artikuj të ngjashëm

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.