Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Uncategorized

    Haradinaj: Kurti ishte spiun i Serbisë në kohën kur shërbente në UÇK

    08/10/2024 22:38
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, për spiunazh sa ishte i angazhuar në Zyrën e Përfaqësuesit Politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    “Ka qenë spiun i serbëve në atë zyre”, ka pretenduar ai.

    Haradinaj ndër tjera ka potencuar se të gjitha informatat sa ishte duke punuar për këtë zyre ia ka dhënë “çikës së Sokoloviqit në mbrëmje”.

    Është pretenduar se Kurti ka qenë në lidhje dashurie me vajzën e ish-ministrit të brendshëm serb, Zoran Sokoloviq.

    Ish-kryeministri i Kosovës gjithashtu ka potencuar se Kurti gjatë luftës ka refuzuar të luftojë.

    “Kurti është një tip i tillë që e ka gjuajtur armën në luftë, nuk ka guxuar ta marr armën”, pohoi ai për Klan Kosova.

    I pyetur për aksionin e Policisë së Kosovës me urdhër të Prokurorisë Speciale në Ministrinë e Infrastrukturës i drejtuar nga Liburn Aliu, Haradinaj ka potencuar se kryehajni i gjithë këtyre aferave është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

    Ish-kryeministri i Kosovës ka vlerësuar se kryeministri Kurti ka krijuar një organizatë të përbashkët kriminale të korrupsionit.

    “Kurtit në parlament i thash se ti je ‘shefi i të korruptuarve ose i hajnave”, i thash je ‘kryehajni’”, ka deklaruar ai.

    Kurti, sipas Haradinajt, ka krijuar një ambient komod dhe të sigurt për “hajnat e tij”

    “Fitoren e zgjedhjeve Kurti e ka perceptuar si fitoren mbi ligjin, pra njerëzit e LVV-së mbi ligjin”, deklaroi Haradinaj.

    Artikuj të ngjashëm

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.