Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ndërkombëtare

    Hamasi e konfirmon vdekjen e udhëheqësit Yahya Sinwar

    18/10/2024 16:47
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Udhëheqësi i Hamasit, Yahya Sinwar, arkitekt i sulmeve të tetorit, që u bënë dita më vdekjeprurëse në historinë e Izraelit, u vra gjatë luftimeve, tha të premten nënkryetari dhe shefi për bisedime i këtij grupi.

    Vdekja e tij, që vjen pas vrasjes së udhëheqësve e komandantëve të tjerë të grupit nga forcat izraelite, do t’i japë një goditje të fortë Hamasit, që është ballafaquar me sulme të pamëshirshme ajrore që nga sulmi i 7 tetorit të vitit 2023 në Izraeli, kur u vranë 1.200 njerëz, sipas shifrave të autoriteteve izraelite, raporton agjencia “Reuters”.

    Sinwari ishte emëruar udhëheqës i përgjithshëm i grupit më 6 gusht, pasi ish-shefi politik i Hamasit, Ismail Haniyeh, ishte vrarë në Teheran më 31 korrik.

    I njohur gjerësisht si arkitekt i sulmit të 7 tetorit të vitit të kaluar, ngjarja më shkatërruese për Izraelin në disa dekada, ai qëndronte në Gaza, duke i sfiduar përpjekjet e Izraelit për ta vrarë që nga fillimi i luftës.

    Ai u lind në një kamp refugjatësh në qytetin jugor të Gazës, Khan Younis, ndërsa udhëheqës i Hamasit në Gaza u zgjodh në vitin 2017.

    Artikuj të ngjashëm

    Hamasi i dorëzon Izraelit trupin e gabuar, misteri me nënën e dy të miturve të vrarë

    Hamasi jep emrat e katër pengjeve që do të lirohen nesër

    Macron bën thirrje për armëpushim pas vrasjes së liderit të Hamasit

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.