Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Fjalët e para të Putin në Alaska: Mirëdita kojshi i dashur, shumë mirë që të shoh shëndosh e mirë dhe që je gjallë

    16/08/2025 09:27
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Takimi rreth 170 minutësh Trump -Putin, që ka përfunduar mbrëmë pas mesnate (sipas orës evropiane), është komentuar në mënyra të ndryshme në media të mëdha botërore.

    Ndonëse të dy liderët u shfaqën me disponim të mirë ndaj njërit -tjetrit, Presidenti i SHBA-së u kritikua që i shtroi tepihun e kuq Putinit, që e la të flasë të parin e më së shumti u potencua që nuk nxori marrëveshje nga ai.

    Dy palët s’ranë dakord as për armëpushimin, për të cilin Trump shpresonte.

    Përveç anës përmbajtjesore, gjatë këtij samiti u komentuan edhe disa mesazhe tjera.

    Presidenti i Rusisë Vladimir Putin sapo mori fjalën, i pari pas takimit me Trump, foli për afërsinë territoriale mes dy vendeve.

    Ai tha se sapo takoi Trumpin i foli si fqinji-fqinjit.

    Pjesë nga fjala e Putin:

    “Zoti President, zonja dhe zotërinj, negociatat tona janë zhvilluar në një atmosferë konstruktive dhe të respektit të ndërsjellë.  Ne kishim negociata të plota që ishin mjaft të dobishme. Do të doja të falënderoja edhe një herë homologun tim amerikan, për propozimin për të udhëtuar këtu në Alaskë. Ka kuptim që jemi takuar këtu, sepse vendet tona, edhe pse të ndara nga oqeanet, janë fqinjë të ngushtë. Kështu që kur u takuam, kur dola nga avioni dhe thashë: ‘Mirëdita, fqinj i dashur. Shumë mirë që të shoh shëndoshë e mirë dhe të shoh të gjallë. Mendoj se është shumë fqinjësore. Mendoj se janë disa fjalë të mira që mund t’i themi njëri-tjetrit. Ne jemi të ndarë nga ngushtica e Beringut, megjithatë, ekzistojnë dy ishuj vetëm midis ishullit rus dhe ishullit amerikan. Ata janë vetëm katër kilometra larg njëri-tjetrit. Ne jemi fqinj të ngushtë dhe kjo është fakt”, tha ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.