Shëndeti mendor përfshin mirëqenien tonë emocionale, psikologjike dhe sociale dhe ndikon në mënyrën se si mendojmë, ndjejmë dhe veprojmë. Gjithashtu ndihmon në përcaktimin se si e trajtojmë stresin, si lidhemi me të tjerët dhe si bëjmë zgjedhje.
Gjatë jetës tuaj, nëse keni probleme të shëndetit mendor, mendimi, disponimi dhe sjellja juaj mund të ndikohen.
Shumë faktorë kontribuojnë në problemet e shëndetit mendor, duke përfshirë:
- Faktorët biologjikë, të tillë si gjenet ose kimia e trurit ( hormonet & neurotransmetuesit);
- Përvojat e jetës, të tilla si trauma ose abuzimi;
- Histori familjare me probleme të shëndetit mendor;
Problemet e shëndetit mendor janë të zakonshme, por ndihma shpesh është e nevojshme.
Njerëzit me shqetësime apo probleme të shëndetit mendor, mund të përmirësohen apo trajtohen plotësisht.






