Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “E kam goditur me shqelm në këmbë, më pas …”, deklarata në polici e sulmuesit të Belgin Jasharit

    29/04/2025 19:55
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Futbollisti i grupmoshave U15 të ShF Fushë Kosovës, Belgin Jashari, më 21 prill të këtij viti është sulmuar fizikisht gjatë ndeshjes që ekipi e tij e pati ndaj ShF Arsenalit.

    I dyshuari Januz Faniqi, e ka pranuar se e ka goditur, por ka thënë se nuk e ka ditur që është nga komuniteti ashkali.

    Ai ka thënë në polici se ka hyrë në fushë dhe e ka goditur me shqelm Belgin Jasharin, për ta ndaluar një “fërkim mes lojtarëve të rinj në fushë”.

    “Më 20.04.2025 rreth orës 14:00 unë kam arritur tek fusha e futbollit në fshatin Mazgit – Obiliq ku ishte e planifikuar të zhvillohej një lojë e futbollit në mes të ekipeve “Arsenal” dhe “Fushë Kosova”, lojë në të cilën ka marrë pjesë edhe biri im Bleart FANIQI i cili luan për ekipin “Arsenal”, rreth orës 15:10 unë kam vërejtur se një nga lojtarët e ekipit të birit tim “Arsenal” ka humbur një gollë dhe i njëjti ishte shtrirë në tokë për humbjen e gollës, më pas portieri i ekipit të “Fushë Kosovës” ka shkuar dhe e ka kapur për trupit, lojtari i ekipit “Arsenal” ka zgjatur dorën duke i thënë “mos më prek” dhe më pas lojtarët e ekipit të “Fushë Kosovës” kanë reaguar duke u afruar edhe ata tek lojtari në pyetje ku aty ka filluar një përleshje fizike në mes tyre ku njëri nga lojtarët e ekipit të “Fushë Kosovës” e ka goditur me boks njërin nga lojtarët e ekipit “Arsenal”, në atë moment unë kam qenë afër portës dhe kam kaluar rrethojën e fushës dhe kam hyrë në fushë, unë jam afruar tek lojtarët e ekipit të “Arsenalit” për të ndërhyrë dhe për të parandaluar përleshjen, unë kam vërejtur njëri nga lojtarët për të cilin në atë kohë nuk e kam ditur se është i nacionalitetit “rom” apo “ashkali”, ai i fundit ka goditur njërin nga lojtarët tonë dhe në atë moment unë me qëllim të ndaljes së përleshjes, këtë lojtarë të ekipit të “Fushë Kosovës” e kam goditur me shqelm në këmbë, më pas është ndërprerë ndeshja dhe unë menjëherë jam larguar nga fusha e futbollit, unë kam vazhduar tek tribuna ku kam vazhduar të shikoj lojën e futbollit derisa ka përfunduar dhe nuk ka pasur incidente të tjera”, thuhet në deklaratën e të arrestuarit, e siguruar nga “Gazeta Express”.

    Ai po ashtu në deklaratën e tij e ka mohuar se ka thënë shprehjet “pse ke ardhë këtu, ti e ke vendin me dalë me mbledh hekra”.

    Personi në fjalë, po ashtu ka mohuar se ka përdorur shprehje tjera raciste ndaj tij.

    Sulmi ndaj Belgin Jasharit ka ngjallur reagime të shumta ditëve të fundit, si në botën e futbollit edhe jashtë tij. Për sulmin ndaj tij, ditë më parë kishte reaguar edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke e dënuar veprimin e bërë ndaj tij.

    Artikuj të ngjashëm

    Dalin pamjet nga përleshja me thika në Korçë/ Momente tmerri për klientët

    Rrahje brutale në parkun e Mitrovicës

    Flet babai i vajzës që u dhunua nga bashkëmoshataret në Gjilan: Dikush prej prindërve nuk kërkoi as falje

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.