Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    E dënuara me 18 vjet burgim që aplikon që 11 vjet për falje presidenciale

    24/05/2022 09:32
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, akoma nuk e ka shfrytëzuar të drejtën e saj për të falur të burgosur.

    Nga organizata që monitorojnë situatën në burgje, tregojnë se rreth 30% e të burgosurve e meritojnë të përfitojnë nga kjo e drejtë.

    Televizioni Dukagjini sjellë rrëfimin e njërës prej tyre, që pretendon se duhet t’i falen disa vjet nga dënimi 18 vjeçar të cilin është duke e vuajtur.

    Arbëria ka 11 vjet e gjysmë që jetën e kalon kryesisht në një nga dhomat e Qendrës Korrektuese të grave në Lipjan.

    Ajo u ka dërguar kërkesa për falje të dënimit të gjithë Presidentëve të tjerë të Kosovës.

    Në të gjitha rastet kërkesat nuk i janë aprovuar.

    Emri i saj i vërtetë nuk është Arbërie. Ky emër është përdorur nga redaksia për t’i mbrojtur asaj identitetin.

    “Aplikoj për falje Presidenciale që prej vitit 2011. Në vitet e kaluara kemi pasur të drejtë ta shfrytëzojmë vetëm një herë brenda vitit aplikimin për falje, kurse tash kohëve të fundit, vitin e fundit ne kemi të drejtë me apliku brenda tre muajve. E kam shfrytëzu çdo herë këtë të drejtë”, ka thënë e dënuara me 18 vjet burgim.

    Përgjatë viteve, Arbëria që është e dënuar për vrasje në bashkëkryerje, thotë se është dëshmitare se Presidentët kanë falur më shumë burra se gra.

    “Definitivisht jam ndjerë e diskriminuar, përderisa ka pasur numër të madh të të burgosurve meshkuj që janë falë prej Presidentëve, ndërsa te femrat pothuajse nuk ka pasur hiç. Po shpresojmë që tash me Presidenten në pozitë, ndoshta, po them ashtu, ndoshta, do të ketë pak konsideratë edhe për gjininë femërore”, shtoi ajo.

    E nëse kjo shpresë e Arbëries do të realizohet, Televizionit Dukagjini nuk i kanë treguar nga zyra e Presidencës.

    Televizioni prej më shumë se një muaji është në pritje të përgjigjeve nga Presidenca për çështjen e faljeve.

    Vjosa Osmani, akoma nuk e ka lëshuar ndonjë dekret të tillë, përkundër që nga monitoruesit theksohet se shumë të burgosur duhet ta gëzojnë të drejtën e faljes presidenciale.

    “Kemi dhënë vlerësimet tona se afërsisht një numër diku 30% e personave të privuar nga liria meritojnë të përfitojnë nga Falja e Presidentit”, ka thënë Valentina Demolli nga Këshilli për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut.

    Demolli gjithashtu thekson faktin e numrit të vogël të grave që kanë përfituar nga falja.

    “Falja të jetë meritore, të mos jetë një falje simbolike siç ka pasur raste në të kaluarën të falen një ose dy persona që është qesharake. Gjithsesi, dua të ritheksoj edhe tani që në falje të përfshihen edhe një numër më i madh i grave të cilat përfitojnë. Fatkeqësisht numri i grave ose i femrave që përfitojnë nga falja jo vetëm nga Presidentja por edhe nga Presidentët është më i vogël në raport me gjininë mashkullore”, shtoi Demolli.

    Me gjithsej, 124 dekrete për falje, ish-Presidenti Fatmir Sejdiu, është ai i cili ka falur më së shumti të burgosur.

    Nga Presidentët e tjerë, Jakup Krasniqi kishte falur 103 të burgosur, Presidentja Atifete Jahjaga 21, kurse ish-Presidenti, Hashim Thaçi kishte falur 68 të burgosur.

    Artikuj të ngjashëm

    Pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të ri slloven, Osmani e falënderon për mbështetjen ndaj Kosovës

    Presidentja Osmani takon ambasadorin britanik Hargreaves

    Osmani takohet me Rohden, flasin për konstituimin e institucioneve – i thotë se do të veprojë në përputhje të plotë me Kushtetutën

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.