Ish-zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenjes Sociale, Besart Dreshaj, ka thënë se buxheti i vitit 2023 nuk i plotëson të gjitha kërkesat e qytetarëve të Kosovës, shkruan GazetaDemos.
Sipas Dreshajt, çmimet në Kosovë janë rritur dhe se Ekonomia e vendit po tkurret çdo ditë gjë që bën të thellohet varfëria.
Ai ka thënë se Qeveria nuk ka ndonjë plan sa i përket kësaj situate, duke theksuar se deri më tani nuk ka ndonjë ndryshim me këtë qeverisje.
”Në këtë situatë, Qeveria s’ka asnjë plan. Nga kjo Qeveri deri më tash s’po shohim as hapa minimal për t’u përballur me këtë situatë të rënduar dhe me buxhetin që kanë propozuar për 2023, edhe e pashpresë . S’kanë zgjidhje për ekonomi, s’kanë zgjidhje për arsim, s’kanë zgjidhje as për shëndetësi, s’kanë politika për punësim, për investitor të huaj, e nuk diskutohet për zhvillim dhe mirëqenie të qytetarëve”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i tij:
Buxheti i vitit 2023 nuk i plotëson kërkesat e qytetarëve!
Qytetarët po jetojnë ditë të vështira
Ekonomia e Kosovës po tkurret çdo ditë, e varfëria po thellohet.
Çmimet janë rritur, fuqia blerëse ka renë.
Shumë qytetarë i janë kanë mësyer Evropës. Krejt kjo si rezultat dëshpërimit dhe zhgënjimit.
Mijëra familje preokupimin kryesor e kamë se si ta mbyllin ditën.
Mbi 25 mijë familje me asistencë sociale dhe pensionistet sot jetojnë me 100 euro ne muaj.
Pra gjendja ekonomike e sociale ne vend është alarmante. Pa punësia , mungesa investimeve, të gjitha këto janë rezultat i politikave te gabuara.
Kosova po përballet me inflacioni më të madh që nga paslufta, mbi 20%. Për shportën bazë të konsumatorit rritja inflacionit diku diku kalon mbi 55 %.
Në këtë situatë, Qeveria s’ka asnjë plan. Nga kjo Qeveri deri më tash s’po shohim as hapa minimal për t’u përballur me këtë situatë të rënduar dhe me buxhetin që kanë propozuar për 2023, edhe e pashpresë . S’kanë zgjidhje për ekonomi, s’kanë zgjidhje për arsim, s’kanë zgjidhje as për shëndetësi, s’kanë politika për punësim, për investitor të huaj, e nuk diskutohet për zhvillim dhe mirëqenie të qytetarëve.






