Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në festën tradicionale të “Ditës së Gështenjës’’ në Deçan, shkruan Gazeta Demos.
Haradinaj ka thënë se kjo ngjarje nderon punën e palodhur të fermerëve kështu duke shprehur mirënjohje edhe për kryetarin e kësaj komune, Bashkim Ramosaj.
‘’Gështenja, kjo pasuri e çmuar natyrore e Deçanit, është më shumë se një frut – ajo është një simbol i vazhdimësisë së traditave tona. Për breza të tërë, ajo ka qenë pjesë e pandarë e jetës së deçanasve, duke dëshmuar lidhjen e fortë që kemi me tokën dhe trashëgiminë tonë’’, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i tij:






