Deputeti i VV-së, Haki Abazi ka analizuar zhvillimet e fundit sa i përket targave dhe dështimit të bisedimeve në Bruksel.
Abazi ka shkruar se veprimet e fundit brenda dhe jashtë vendit i shkojnë për shtati Serbisë, ndërsa ka kërkuar edhe shtyerjen e vendimit për 10 muaj për targat.
“Nuk kemi nevojë për trazira në veri të vendit dhe duhet që sonte të dalim nga kjo situatë duke shtyer për 10 muaj zbatimin e planit për targat dhe të fokusohemi tek marrëveshja finale”, ka shkruar mes tjerash ai.
Reagimi i plotë:
Koha për të menduar me kokë të ftohët, qetësisht dhe pa emocione, pa presion dhe përtej vijave partiake.
Serbia ka pasë për qëllim që të problematizoj targat dhe këtë objektiv e ka përcjellur sot.
Si rezultat i mos-shtyerjes parimore të afatit për targat për 10 muaj, Serbia ka arritur që nëpërmjet targave:
të sabotojë procesin Gjermano- Françez,
të vonojë procesin e ratifikimit të marrëveshjeve në procesin e Berlinit,
të mos mbetet target i presionit nga SHBA dhe BE për mosvënien e sanksioneve Rusisë
dhe të përfitoj nga rasti duke kornizuar Kosovën si kokëfortë, kornizë kjo e përgaditur me muaj të tërë.
Rrjedhimisht, marrëveshja nuk ka qenë çështje orësh siç është thënë nga naiviteti i vazhdueshëm por ka qenë qëlimisht i pamundësuar!
Nuk kemi nevojë për trazira në veri të vendit dhe duhet që sonte të dalim nga kjo situatë duke shtyer për 10 muaj zbatimin e planit për targat dhe të fokusohemi tek marrëveshja finale.






