Një mbrëmje plot emocion dhe krenari u jetua së fundmi në dasmën e Arianit Fetahajt, djalit të heroit të kombit, Xhemajl Fetahaj.
Të rrethuar nga të dashurit, familjarët dhe miqtë më të afërt, çifti i ri kurorëzoi dashurinë e tyre në një atmosferë të ngrohtë dhe të paharrueshme.
“Disa çaste të bukura nga nata e dasmes e Arianit, mes të dashurve, familjarëve dhe miqve tanë të nderuar, të cilët i falënderojmë nga zemra që festuam së bashku!
E falënderojmë nga zemra Astrit Fetahajn dhe Ardian Nurajn për atmosferën dhe respektin që na dhuruan në këtë mbrëmje të veçantë!”, shkroi Besa Fetahaj, bashkëshortja e heroit.






