Gjigandi gjerman i veturave BMW duket se po vazhdon me prodhimin e serive të reja për ‘meraklinjtë’ e vet.
Të paktën kështu raportohet pasi që disa pamje të llojit BMW X3 2025, kanë rrjedhur në internet.
Duket se kjo ka ndodhur nga një video marketingu e krijuar nga prodhuesit e automjeteve.
BMW pritet të ofrojë opsione motori me katër dhe gjashtë cilindra, dhe ne do të shohim modele hibride ose PHEV pas lëshimit fillestar.
iX3 tërësisht elektrik do të vijë më vonë me arkitekturën “Neue Klasse” (Klasa e Re) të prodhuesit bavarez.
Prodhuesi i automjeteve e parashikoi SUV-in elektrik në fillim të vitit 2024.
Një BMW X3 i përditësuar pritet më vonë këtë vit dhe një imazh i modelit të ri ka rrjedhur në internet.







