Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Daçiq për takimin Kurti-Vuçiq: Ose do të triumfojë mendja e shëndoshë ose do të ketë incidente

    21/11/2022 11:41
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Janë vetëm dy rezultate që mund të pasojnë nga takimi i Nivelit të Lartë në Bruksel, tha kryediplomati serb, Ivica Daçiq.

    “Njëra është të triumfojë arsyeshmëria e shëndoshë, dhe tjetra është të që të ketë incidente”, i ka thënë Daçiq agjencisë serbe të lajmeve “Tanjug”.

    Takimi trilateral i cili po mbahen pas dyerve të mbyllura në Bruksel, mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe përfaqësuesve të BE’së, Josep Borell dhe Miroslav Lajçak, ende nuk dihet në do të prodhojë ndonjë marrëveshje.

    Aleksandar Vuçiq ka refuzuar propozimin e BE’së për zgjidhjen e çështjeve të targave, ndërsa Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sipas tyre, ka insistuar në riregjistrimin e tërësishëm të targave në RKS.

    Daçiç i ka dalur zot presidentit të tij, Aleksandar Vuçiç, duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që t’i bëjë presion Kosovës.

    “Është e qartë se kush mund të inicojë këso incidentesh dhe adresa për presion është krejtësisht e qartë. Nëse dikush dëshiron që këto presione t’i drejtojë kah Prishtina ose, kjo i mbetet komunitet ndërkombëtar për ta zgjidhur”, ka thënë Ivica Daçiq.

    Shefi i diplomacisë serbe ka thënë se nëse s’ka marrëveshje dhe niset masa e shqiptimit të gjobave për serbët me targa “KM”, “kjo do të çojë në disrupsion jo vetëm të rendit publik dhe paqes, por edhe stabilitetit rajonal”.

    Madje, ai ka thënë edhe se Presidenti i Serbisë, nuk është dashur të ftohet nga BE, por vetëm kryeministri kosovar.

    Artikuj të ngjashëm

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    Kurti kujton grevën e madhe të 3 shtatorit 1990: Një nga aktet më të kulluara të rezistencës qytetare

    Kurti viziton në spital Osman Azemin: “Buqetë me lule për shëndet të mirë, e ‘stupci’ për të larguar të ligat”

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.