Cilët ishin filmat më të mirë të 2023-ës?
nga Albina Haxholli 01.01.2024 08:30

Pa dyshim që viti 2023 ka pasur një laramani filmash, e nëse dëshironi që ta zgjidhni njërinnga ta si më të preferuar, padyshim se do të keni dilema se cili meriton vendin e parë në listën tuaj të favoritëve.
IMDb-ja, burimi më i autorizuar dhe popullor për përmbajtjen e filmave, ka listuar 23 filmat më të spikatur dhe më të komentuar të vitit 2023, përcjell Klankosova.tv.
Vendin e parë sipas IMDb-së, e zë filmi që nuk është aspak çudi e as e habitshme, “Oppenheimer”, pas tij rreshtohen edhe “Past Lives”, “Anatomy of a Fall”, “Guardians of the Galaxy Vol. 3”, e lista është ende e gjatë.
Oppenheimer
Filmi ndjek historinë e shkencëtarit amerikan, J. Robert Oppenheimer, dhe rolin e tij në zhvillimin e bombës atomike.
Past Lives
Nora dhe Hae Sung, dy shoqe fëmijërie të lidhura thellë, ndahen pasi familja e Norës emigroi nga Koreja e Jugut. Njëzet vjet më vonë, ata ribashkohen për një javë fatale, ndërsa përballen me nocionet e dashurisë dhe fatit.

Poor Things
Historia e pabesueshme për evolucionin fantastik të Bella Baxter; një grua e re e cila është rikthyer në jetë nga shkencëtari i shkëlqye, Godwin Baxter.

Killers of the Flower Moon
Kur nafta zbulohet në Oklahoma të viteve 1920 nën tokën Osage Nation, njerëzit Osage vriten një nga një – derisa FBI-ja ndërhyn për të zbuluar misterin.
Anatomy of the Fall
Një grua dyshohet për vrasjen e burrit të saj dhe djali i tyre i verbër përballet me një dilemë morale si dëshmitar kryesor.
Spider – Man: Across the Spider – Verse
Miles Morales udhëton në të gjithë multiuniversin, ku ndeshet me një ekip Spider-People të ngarkuar me mbrojtjen e ekzistencës së tij. Kur heronjtë përplasen se si të trajtojnë një kërcënim të ri, Miles duhet të ripërcaktojë se çfarë do të thotë të jesh hero.
The Holdovers
Një mësues i çuditshëm i historisë në një shkollë përgatitore të largët detyrohet të qëndrojë në kampus gjatë pushimeve me një student problematik që nuk ka ku të shkojë.
The Taste of Things
Historia e Eugenie, një kuzhiniere e nderuar, me Dodinin, gustatorin e mirë me të cilin ajo ka punuar gjatë 20 viteve të fundit.
Fallen Leaves
Në Helsinkin e sotëm, dy shpirtra të vetmuar në kërkim të dashurisë takohen rastësisht në një bar-karaoke. Megjithatë, rruga e tyre drejt lumturisë është e rrethuar nga pengesa – nga numrat e humbur të telefonit deri te adresat e gabuara, alkoolizmi dhe një qen endacak simpatik.
Dry Grasses
Një mësues i ri shpreson të transferohet në Stamboll pas katër vitesh shërbimi të detyrueshëm në një fshat të largët, por akuzohet për kontakt të papërshtatshëm nga dy studentë. Pasi humbet shpresën, një koleg i ofron atij perspektiva të reja për jetën.
The Zone of Interest
Komandanti i Aushvicit, Rudolf Höss dhe gruaja e tij Hedwig, përpiqen të ndërtojnë një jetë ëndrrash për familjen e tyre në një shtëpi dhe kopsht pranë kampit.