Sot, Komuna e Podujevës ka shpërndarë 25 kultivatorë me frezë dhe shpërndarëse të plehut artificial.
Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, theksoi se kjo është vetëm një nga shumë masat që do të ndërmerren për të fuqizuar sektorin e bujqësisë dhe për të ndihmuar fermerët lokalë të rrisin prodhimin dhe mirëqenien.
”Me hapa të tillë, po mbjellim sukses dhe të ardhme të fortë për bujqësinë në Podujevë,” – u shpreh Bulliqi.
Postimi i plotë:
Fermerët tanë janë prioriteti ynë! 🌱🚜
Sot kemi shpërndarë 25 kultivatorë me frezë dhe shpërndarëset e plehut artificial, duke vazhduar të jemi afër secilit që punon për zhvillimin e tokës tonë.
Me hapa të tillë, po mbjellim sukses dhe të ardhme të fortë për bujqësinë në Podujevë. 🌾✨
punëtëmirapërpodujevën #bujqesia






