Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Berisha: Dërgimi i njësive speciale vitin e kaluar në veri ishte plan i harmonizuar Vuçiq-Kurti

    23/11/2022 18:49
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Në shtator të vitit 2021 Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës janë dërguar në veri të vendit me qëllim të luftimit të krimit të organizuar.

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, vlerësoi se ky ishte një plan i harmonizuar mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

    Madje, Berisha tha se pjesa veriore tanimë është jashtë kontrollit institucional të Kosovës, duke theksuar se të gjitha shërbimet funksionale atje raportojnë në Beograd.

    “Në shtator të vitit 2021 forcat në veri u dërguan me prapavijë dhe pa një koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo quhet një plan i harmonizuar Vuçiq-Kurti. Çdo veprim që ndërmerrej në veri ishte i paarsyetueshëm politikisht. Veriu tashmë është jashtë kontrollit institucional të Kosovës. Kjo për shkak se largimi nga institucionet, pra i policisë, kryetarëve dhe i deputetëve, faktikisht ka krijuar një vakum institucional. Por a është situata e rrezikshme në veri? Administrata atje funksionon, shërbimet publike atje funksionojnë, por i raportojnë Beogradit”, deklaroi Hiseni në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

    Gjithashtu, ai pretendon se Qeveria Kurti po mundohet ta prezantojë situatën në veri sikur është gjithçka në rregull, mirëpo sipas Berishës, një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

    Artikuj të ngjashëm

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.