Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Arrestohet 21-vjeçari në Pejë, policia ia gjeti 31 qese të vogla marihuanë

    18/10/2021 18:01
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Bazuar në informatat inteligjente për dyshim në shitblerje të substancave narkotike, sot rreth orës 12:40, zyrtarë policor të Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit  në Vitomiricë/Radavc, kanë realizuar një operacion policor në identifikimin dhe lokalizimin e personit të dyshuar.

    Me ç’rast në rrugën “Wesley Clark” në afërsi të Spitalit Regjional në Pejë, është ndaluar dhe identifikuar i dyshuari me iniciale E.G. (viti i lindjes 2000) shtetas kosovar i cili ka qenë duke lëvizur në këmbë, dhe pas kontrollit të realizuar në çantën e tij janë gjetur dhe sekuestruar provat si në vijim:

    “Tridhjetë e një (31) qese të vogla  të mbështjellura me folijë alumini ku dyshohet të jenë me substancë narkotike Marihuanë, me sasi 34.8 gram.  Tetëdhjetë e tetë (88) €uro para të gatshme; Një (1) telefon Iphon X; Një (1) brisk prej 15 cm, me teh prej 6 cm (ngjyrë e zezë dhe metalike); Një (1) pako cigare; Një (1) parfum”, njofton policia.

    Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitet relevante dhe Prokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë.

    Ndërsa, është iniciuar rasti për “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas kodit penal të RKS-së.

    I  dyshuari i potencuar më lartë me iniciale, me urdhër të Prokurorit ndalohet për 48 orë, përderisa hetime të mëtejme janë në proces nga njësit i anti-drogës në Pejë.

    Artikuj të ngjashëm

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.