Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Arabia Saudite shënon fitore fantastike ndaj Argjentinës

    22/11/2022 13:17
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Arabia Saudite e ka mposhtur Argjentinën, me rezultat 2-1, në kuadër të ndeshjes së parë në Grupin C.

    Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Lionel Messi, në minutën e 10’, nga penalltia, derisa me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

    Në pjesën e dytë Arabia e barazoi fillimisht rezultatin me Saleh Al-Shehri, teksa vetëm katër minuta më vonë, Arabia Saudite kaloi në epërsi me S. Al Dawsari. Me këtë rezultat edhe u mbyll ndeshja.

    Kështu Arabia pas fitores, prin në Grupin C, me tri pikë.

    90′ Përfundon ndeshja mes Argjentinës dhe Arabisë Saudite.

    73’ Argjentina është duke e dominuar deri më tani ndeshjen, por pa arritur të gjejë rrugën për te goli.

    53′ Arabia Saudite ka kaluar në epërsi ndaj Argjentinës. Golin e ka realizuar S. Al Dawsari.

    May be an image of 3 people, people playing sport and outdoors
    May be an image of 2 people, people playing sport and grass

    49’ Arabia Saudite e ka barazuar rezultatin ndaj Argjentinës, me golin e S. Al-Shehri

    46′ Ka filluar pjesa e dytë në mes Argjentinës dhe Arabisë Saudite. Messi me bashkëlojtarët e tij do të provojnë që ta mbyllin ndeshjen.

    45′ Argjentina shkon në pushimin në mes dy pjesëve në epërsi prej një goli, ndaj Arabisë Saudite. Golin e vetëm e ka shënuar Lionel Messi, në minutën e 10’. Argjentina shënoi edhe tri herë të tjera, mirëpo golat u anuluan për shkak të pozitës jashtë loje.

    11′ Lionel Messi e ka barazuar Ronaldon me gola në Kampionatin Botëror, pas të dytë deri më tani kanë shënuar shtatë gola.

    10′ Argjentina ka kaluar në epërsi ndaj Arabisë Saudite, me golin e Lionel Messit, i cili ishte i saktë nga penalltia.

    Image

    1’ Ka filluar ndeshja në mes Argjentinës dhe Arabisë Saudite.

    Artikuj të ngjashëm

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.