Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Anthony Albanese do të bëhet kryeministri i parë i Australisë me prejardhje arbëreshe

    21/05/2022 15:38
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Anthony Albanese do të bëhet kryeministri i parë i Australisë që s’do të ketë prejardhjen anglo-kelte.

    Zgjedhjet e 21 majit në Australi kanë hequr nga pushteti kryeministrin Scott Morrison dhe për herë të parë në pothuajse një dekadë vendi ka zgjedhur qeveri laburiste, shkruan BBC.

    Albanese, një nga politikanët më jetëgjatë të Australisë, thotë se është koha që parlamenti të reflektojë për “Australinë moderne”, duke përmendur gjithashtu fillimet e tij modeste si fëmijë në banesat publike.

    Laburisti ka fituar reputacion si përkrahës i sistemit të kujdesit shëndetësor falas të Australisë, mbrojtës i komunitetit LGBT, një republikan dhe një tifoz i pasionuar i ligës së regbit.

    Megjithatë, ende nuk është e qartë nëse do të jetë qeveri e shumicës apo në koalicion me parti të vogla.

    Albanese është lindur në Sydney. Ai është djali i Carlo Albanese dhe Maryanne Ellery. Nëna e tij ishte një australiane me origjinë irlandeze, ndërsa babai i tij ishte nga Barletta e Italisë dhe duket se ka prejardhje arbëreshe. Barletta është qytet në juglindje të Italisë ku jetojnë një pjesë e madhe e arbëreshëve. Në komunën e Apulias, në rajonin e së cilës bën pjesë edhe Barletta, në bazë të të dhënave aktuale, aty jetojnë 22,733 arbëreshë.

    Gjithashtu, Albanese është një mbiemër italian që do të thotë “shqiptar” dhe iu referohet popullit arbëresh (italo-shqiptar) të Italisë së Jugut. Mbiemri është më i përdorur në Italinë jugore, por më i rrallë në vende të tjera të Italisë.

    Anthony Albanese me babain e tij, Carlon, në Itali.

    Artikuj të ngjashëm

    A ka kryeministri i Australisë prejardhje shqiptare? Ja provat që sjell gazetari i CNN

    Kryeministri i ri i Australisë fut në “sherr” shqiptarët dhe grekët

    Osmani uron Albanese: Shpreh interesimin të bashkëpunojmë dhe t’i afrojmë shtetet e popujt tanë

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.