Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ndërkombëtare

    Amazon, Google dhe firma të tjera pajtohen me masat e sigurisë të vendosura nga Shtëpia e Bardhë për Inteligjencën Artificiale

    21/07/2023 22:29
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Amazon, Google, Meta, Microsoft dhe firma të tjera kryesore në zhvillimin e teknologjisë së Inteligjencës Artificiale kanë rënë dakord të përmbushin një sërë masash kontrolli jodetyruese të propozuara nga administrata e Presidentit Joe Biden lidhur me këtë teknologji.

    Shtëpia e Bardhë tha të premten se shtatë kompani amerikane janë angazhuar që produktet e tyre të Inteligjencës Artificiale të verifikohen se janë të sigurta përpara se t’i bëjnë ato publike.

    Pjesë e këtij zotimi është edhe pranimi i mbikëqyrjes nga palët e treta të funksionimit të sistemeve të Inteligjencës Artificiale për përdorim të gjerë, megjithëse nuk janë ofruar detaje se kush do të verifikojë teknologjinë ose kush do t’i mbajë kompanitë përgjegjëse.

    Një rritje e investimeve për pajisjet që funksionojnë me Inteligjencë Artificiale duke hartuar tekst të ngjashëm me atë që shkruajnë vetë njerëzit dhe të prodhojnë imazhe të reja janë bërë menjëherë të preferuara nga publiku por edhe kanë nxitur shqetësimin për aftësinë e tyre për të mashtruar njerëzit dhe për të përhapur dezinformata.

    Katër kompanitë më të mëdha të teknologjisë, së bashku me krijuesin e “ChatGPT”, “OpenAI” dhe firmat Anthropic dhe Inflection, janë zotuar për verifikim “të kryer pjesërisht nga ekspertë të pavarur” për t’u mbrojtur nga rreziqet kryesore, duke përfshirë sigurinë kibernetike, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.

    Ky verifikim do të shqyrtojë gjithashtu potencialin për dëme ndaj shoqërisë për shembull nga paragjykimi dhe diskriminimi, dhe rreziqe teorike rreth sistemeve të avancuara të Inteligjencës Artificiale që mund të marrin përsipër kontrollin e sistemeve fizike.

    Ata gjithashtu do të raportojnë publikisht të metat dhe rreziqet në teknologjinë e tyre, përfshirë efektet që mund të ketë ajo tek nxitja e paragjykimeve, tha Shtëpia e Bardhë.

    Angazhimi jo i detyrueshëm i kompanive të teknologjisë ka për qëllim të reagojë me shpejtësi ndaj rreziqeve nga Inteligjenca Artificiale përpara miratimit të ligjeve nga Kongresi për kontrollin e tyre, ndonëse miratimi i këtyre ligjeve është pjesë e planeve afatgjata.

    Drejtuesit e kompanive të teknologjisë pritet të takohen me Presidentin Biden në Shtëpinë e Bardhë të premten.

    Disa kritikë që duan rregullimin me ligj të Inteligjencës Artificiale thanë se vendimi i administratës Biden është një fillim i mirë, por duhet bërë më shumë për t’i mbajtur kompanitë dhe produktet e tyre përgjegjëse.

    Disa ekspertë dhe konkurrentë të rinj shqetësohen se lloji i rregullores që po qarkullon mund të jetë një ndihmë për kompanitë e mëdha dhe më të pasura si ‘OpenAI’, ‘Google’ dhe ‘Microsoft’ pasi firmat më të vogla janë përjashtuar për shkak të kostos së lartë të zhvillimit të sistemeve të Inteligjencës Artificiale.

    Disa vende janë duke shqyrtuar mënyra për të vendosur rregulla për Inteligjencën Artificiale, përfshirë ligjvënësit e Bashkimit Evropian të cilët po negociojnë rregulla gjithëpërfshirëse për Inteligjencën Artificiale për bllokun 27-vendesh, diçka që mund të kufizojë aplikacionet që konsiderohen të kenë rreziqet më të larta.

    Shtëpia e Bardhë tha të premten se ka biseduar me disa vende për masat jodetyruese me të cilat u pajtuan kompanitë kryesore amerikane.

    Premtimi është shumë i përqendruar në rreziqet për sigurinë, por nuk trajton shqetësimet e tjera përfshirë ndikimin në vendet e punës dhe konkurrencën në treg, burimet mjedisore të nevojshme për të ndërtuar modelet e IA-së dhe shqetësimet e të drejtave të autorit kur bie fjala tek shkrimet, artin dhe punët e tjera të krijuara nga njeriu që përdoren për të mësuar sistemet e Inteligjencës Artificiale se si të prodhojnë përmbajtje të ngjashme me njerëzit.

    Artikuj të ngjashëm

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.