Ekipi Aston Martin me pilotin e tyre Fernando Alonso e kanë regjistruar kohën më të shpejtë në provat e dyta të lira në Australi.
Pas 20 minuta nëpër shtegun Albert Park, Alonso regjistroi kohën 1.18.887 përcjell GazetaDemos.
Me këtë rast ai e la pas vetes pilotin e Ferrarit, Charles Leclerc me gati gjysmë sekonde vonesë.
Ndërsa kohën e tretë më të shpejtë e regjistroi kampioni aktual dhe lideri Max Verstappen duke qenë mbi 6 të dhjetat më i ngadalshëm.
Teksa pas 17 xhirove të kompletuara 7 herë kampioni i botës Luis Hamilton me Mercedes e pati kohën e 13-të më të shpejtë.
Kualifikimet në garën për shpërblimin e madh të Australisë zhvillohen të shtunën ndërsa gara të dielën të dyja nisin nga ora 7 në mëngjes.






