Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot mban konferencë për media.
Konferenca nis në ora 12:00 në hollin e Ministrisë së Drejtësisë, ish objekti Rilindja.
Arsyeja e kësaj konference nuk është bërë e ditur.
Të mërkurën qeveria ka marrë vendim për uljen e pagave të gjykatësve e prokurorëve.
Pas këtij vendimi Këshilli Gjyqësor dhe ai Prokurorial kanë vendosur që të punojnë vetëm me lëndë esenciale dhe të ndërpresin bashkëpunimin me qeverinë deri në një vendim tjetër.






