Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    A rrezikohet Kosova nga Lija e Majmunit? Flet infektologu Tolaj

    20/05/2022 18:28
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Lija e majmunëve është infeksioni më i ri me të cilin kanë filluar të luftojnë disa nga vende të Evropës, madje kjo është ka nxitur shqetësim edhe për kosovarët duke qenë se virusi ka mbërritur shumë afër vendeve përreth. Infektologu Ilir Tolaj thotë se Kosova rrezikohet, por s’ka vend për shqetësim.

    Tolaj në një prononcim për Periskopin tha se Lija e Majmunëve është një infeksion më i lehtë dhe shkalla e vdekshmërisë është shumë e vogël.

    “Lija e majmunëve pavarësisht që është e ngjashme më lijën e madhe e cila është zhdukur tani nga sipërfaqja e dheut falë vaksinimit masiv që është bërë në të gjithë botën, dallon shumë nga kjo e fundit meqenëse është një sëmundje shumë më e lehtë, nuk ka vdekshmëri ose ka një vdekshmëri jashtëzakonisht shumë të vogël dhe tërhiqet brenda një ose dy javësh, kështu që nuk konsiderohet që është një sëmundje e rrezikshme…Simptomat janë të ngjashme me Lijën e Madhe(Variola Veren), që do të thotë shfaqen ndryshime në lëkurë, por për dallim nga lija e madhe që ka pasë plogështi, anoreksi tek Lija e Majmunëve simptoma që vërehet më shumë është ndryshimeve në lëkurë…, tha Tolaj.

    Tolaj paralajmëroi së Kosova rrezikohet nga Lija e Majmunëve, por bëri thirrje se nuk ka nevojë që të bëhet panik dhe se sipas tij ky më shumë është një studim mjekësor sesa problem për shëndetin publik.

    “Kosova nuk është vend i izoluar në botë, prandaj çdo gjë që ndodh në mënyrë epdiemike ose pandemike në botë mundet me u rreziku edhe Kosova, por as situata në botë nuk është e atillë për me u shqetësu Kosova e ndonjë vend i botës. Është më shumë një kuriozitet mjekësor sesa që është problem i shëndetit publik dhe problem mjekësor”, shtoi ai.

    Tutje Tolaj tha se nuk ka gjasa që Kosova të hyjë në izolim sepse Lija e Majmunëve nuk përhapet aq lehtë si Covid-19.

    “Jo, natyra e infeksionit është e atillë nuk përhapet aq lehtë si me Covidi-19 ose me Variola Veren (lijen e madhe), prandaj në këtë aspekt vendet ku po kanë raste si Portugalia me më shumë raste nuk janë duke aplikuar masa strikte, përveç izolimit të atyre që kanë shenja të sëmundjes”, përfundoi Tolaj.

    Ai po ashtu ka theksuar se mjekësia në botë tani duhet ta studiojë në disa pika virusin e ri në mënyrë që të ndërprehet përhapja e infeksionit.

    “Është sëmundje e rrallë e cila kur shfaqet zgjon një interesim, prandaj për botën është me rëndësi meqenëse është një sëmundje e rrallë e cila është shfaqur dhe me e pa se si po ndodh përhapja. Cilat kategori të njerëzve me shumë po atakohen dhe në çfarë mënyre po përhapet, a kanë lidhshmëri këto raste mes vete në mënyrë që të ndërpritet zingjiri i përhapjes së mëtejme. Por, në aspektin e shëndetit publik as tash në botë as për Kosovën nuk është ndonjë problem i cili duhet të merret me një mënyrë shumë serioze dhe me panik shumë të shtuar”, tha ai.

    Kujtojmë se rastet e para me Lijën e Majmunëve janë shfaqur në Angli, Portugali, Spanjë, Suedi e me shtetin në kufi të Shqipërisë, Italinë.

    Artikuj të ngjashëm

    Tolaj thotë se UP-ja do ta përcaktojë me rregulla se çka konsiderohet plagjiat

    ORCA e Rron Gjinovcit denoncon për plagjiaturë Ilir Tolajn

    Tolaj: Lija e Majmunëve më e theksuar te homoseksualët e biseksualët

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.