Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ukraina i përgjigjet ftesës së Putin për takim me Zelensky në Moskë

    03/09/2025 20:47
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministri i Jashtëm i Ukrainës Andriy Sibiha reagoi ashpër ndaj propozimit të presidentit rus Vladimir Putin për një takim me Volodymyr Zelensky në Moskë, duke e quajtur atë të papranueshëm.Duke komentuar deklaratën e Putin nga konferenca në Pekin ku ai ftoi Zelensky në bisedime në kryeqytetin rus, Sibiha tha se ekzistojnë një numër opsionesh alternative dhe serioze.

    Ai theksoi se të paktën shtatë vende kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të pritur një samit paqeje midis Ukrainës e Rusisë, mes tyre Austria, Vatikani, Zvicra, Turqia dhe tri shtete të Gjirit Persik.“Këto janë propozime serioze dhe presidenti Zelenskiy është gati për një takim të tillë në çdo kohë. Megjithatë, Putin vazhdon të vonojë gjithçka duke paraqitur propozime qëllimisht të papranueshme”, tha Sibiha në një postim në rrjetin X, raporton KP.

    Kreu i diplomacisë ukrainase arriti në përfundimin se “vetëm presioni i shtuar mund ta detyrojë Rusinë që më në fund të angazhohet seriozisht në procesin e paqes”.Më 22 gusht, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov deklaroi se takimi midis Putin dhe Zelensky mund të zhvillohet vetëm pasi të përgatitet një plan i detajuar bisedimesh, gjë që aktualisht nuk është rasti.

    Në të njëjtën kohë, Guardian raportoi se presidenti amerikan Donald Trump synon t’i lejojë Rusisë dhe Ukrainës të organizojnë një takim midis udhëheqësve të tyre, duke u tërhequr kështu për momentin nga negociatat për t’i dhënë fund luftës.

    Artikuj të ngjashëm

    Reuters: Ja çka i ka ofruar Amerika, Rusisë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

    Zelensky: Bisedimet për garancat e sigurisë duhet të përshpejtohen

    Lavrov: Trump dhe Putin duan paqe, evropianët nuk e duan këtë

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.