Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Arrestohet një person i dyshuar për kontrabandë mallrash dhe sulm ndaj zyrtarëve policorë

    03/09/2025 20:19
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës për kontrabandë mallrash dhe sulm ndaj zyrtarëve policorë.

    Sipas policisë, më 2 shtator në Korbliq të Kaçaikut, Task Forca e Drejtorisë Rajonale Kufitare Lindje, e përbërë nga Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës, ka tentuar të ndalojë një automjet të tipit “Mercedes” kombi, i dyshuar për kontrabandë me mallra, por që i njëjti nuk është ndalur.

    Njoftimi i plotë:

    Më datën 02.09.2025, rreth orës 19:30, në fshatin Korbliq – Kaçanik, Task Forca e Drejtorisë Rajonale Kufitare Lindje, e përbërë nga Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës, ka tentuar të ndalojë një automjet të tipit “Mercedes” kombi, i dyshuar për kontrabandë me mallra.

    I dyshuari nuk iu është bindur urdhrit të policisë dhe gjatë ndjekjes, në të njëjtin fshat, me automjetin e tij ka goditur automjetin zyrtar të policisë, i cili më pas është rrokullisur dhe ka përfunduar jashtë rrugës. Si pasojë, tre zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Pas trajtimit në spitalin rajonal të Gjilanit, ata janë liruar.

    Automjeti i dyshuar është gjetur i braktisur pranë kufirit me Maqedoninë e Veriut, i ngarkuar me mall të kontrabanduar, i cili është konfiskuar dhe i është dorëzuar Doganës së Kosovës për procedura të mëtejshme ligjore.

    Mallrat e sekuestruara përfshijnë:

    -270,000 copë (13,500 kuti) cigare “Grand”

    -1,600 kg fara kungulli të pjekura

    -460 kg fara luledielli të pjekura

    -100 kg fara braziliane

    -40 kg ananas të tharë

    -20 kg banane të thara

    -113.4 kg brusnica të thara

    Sipas vlerësimeve të tregut, mallrat e sekuestruara kapin shumën prej 23,794 € deri 29,877 €.

    Më datën 03.09.2025, rreth orës 14:00, i dyshuari M.S. (M/K), 46 vjeç, është arrestuar nga Policia Kufitare e Rajonit Lindje. Pas intervistimit nga hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Ferizaj dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore.

    Prokuroria kompetente ka cilësuar rastin si “Sulm ndaj personave zyrtarë”, ndërsa për kontrabandën me mallra hetimet do të zhvillohen nga Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Njësinë e Hetimeve Kufitare.

    Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës mbeten të përkushtuara në luftimin e kontrabandës dhe çdo aktiviteti kriminal që cenon sigurinë e zyrtarëve dhe qytetarëve të vendit.

    Artikuj të ngjashëm

    Nxiste tre të mitur të kryenin vjedhje në Tiranë, arrestohet 39-vjeçari

    Nuredin Selamani për Albin Kurtin: Ja kisha ndalu hyrjen në Drenicë

    Publikohen pamjet, momenti kur një person gjuan me armë zjarr në Mitrovicë

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.