Dje në medie u raportua për një gjuatje me armë zjarri në qendër të Mitrovicës, saktësisht tek ish market “Dielli” në rrugën Fan Noli.
Mediat lokale po ashtu kanë publikuar edhe pamje nga momenti i gjuajtjes.
Kujtojmë se mbrëmë policia ka gjetur dy gëzhoja nga gjuajtja me armë zjarri.
Rasti është duke u hetuar.






