Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Katastrofë në Sudan, rrëshqitja e dheut vret të paktën 1 mijë persona

    02/09/2025 10:57
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një rrëshqitje e fuqishme dheu ka lënë të paktën 1 mijë të vdekur në Malet Marra, në perëndim të Sudanit.

    Siç shkruan BBC, tragjedia u shënua të dielën, 31 gusht, pas disa ditësh reshjesh të dendura shi. Këto të fundit shkaktuan shembje masive duke rrafshuar pothuajse të gjithë fshatin Tarasin, me vetëm një të mbijetuar.

    Grupi rebel ka bërë apel për ndihmë humanitare nga Kombet e Bashkuara dhe organizatat rajonale e ndërkombëtare.

    Shumë banorë të Darfurit të Veriut kishin gjetur strehë në Malet Marra, pasi luftimet mes ushtrisë sudaneze dhe forcave paramilitare RSF i kishin dëbuar nga shtëpitë e tyre.

    Që nga prilli i vitit 2023, Sudani është zhytur në një luftë civile mes ushtrisë dhe RSF-së, duke shkaktuar uri masive, ndërsa nuk kanë munguar akuza për gjenocid.

    Një zyrtar amerikan, vlerësoi vitin e shkuar se deri në 150 mijë persona kanë humbur jetën, ndërsa rreth 12 milionë janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre. Shumë banorë të Darfurit besojnë se RSF dhe milicitë e lidhura me të po zhvillojnë një luftë për ta kthyer rajonin në një territor të sunduar nga arabët.

    Artikuj të ngjashëm

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.