Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Përleshje të dhunshme në Novi Sad

    28/08/2025 21:12
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Përleshjet kanë vijuar gjatë natës së kaluar në Novi Sad mes policisë serbe dhe rreth 300 qytetarëve që përpoqën që të hynin me forcë në ambientet e Fakultetit të Filozofisë.

    Studentët e bllokuan Fakultetin e Filozofisë në Novi Sad pasi përfundoi afati që i dhanë dekanit për t’u përgjigjur kërkesave të tyre që kishin parashtruar nëntë muaj më parë.

    Ndaj policëve u hodhën vezë, mjete piroteknike si dhe objektet e tjera. Disa studentë kanë qenë në prangat e policisë për aktet e dhunshme. Atyre u është caktuar masa e paraburgimit deri në 48 orë.Protestat përkuan me një letër të hapur drejtuar gazetës së mirënjohur Financial Times nga Presidenti Vuçiq ku thekson se protestuesit e kanë refuzuar dialogun me të.

    Sipas Vuçiq zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare po kërkohen edhe pse Serbia i mbajti zgjedhjet në muajin dhjetor të vitit 2023, dhe ato të radhës janë planifikuar për në vitin 2027.Vuçiqi iu kundërpërgjigj gazetës britanike e cila e kishte akuzuar atë për sundim autoritar në një artikull të botuar më 18 korrik.

    “Demokracinë nuk mund ta ndryshojnë afatet zgjedhore sa herë që shpërthen një protestë. Kjo do të ishte destabilizuese, e kushtueshme dhe e dëmshme për vetë qytetarët që protestuesit pretendojnë se përfaqësojnë. Qëllimi i këtyre protestave nuk është përçarja, pa qëndrueshmëri, a në vend të një zgjidhjeje.

    ”Për fat të keq, portretizimet mediatike të Serbisë si një vend në prag të luftës civile, përballë një zgjedhjeje mes autoritarizmit ose kapitullimit ndaj pakicës, e përkeqësojnë më tej hapësirën për dialog duke nxitur tensionet e brendshme.

    Ndërkaq, të premten Drejtori i Përgjithshëm i KE-së, Gert Jan Kopman, do të jetë në Beograd në takime me Vuçiq, Brnabiç si dhe udhëheqësit e opozitës.

    Artikuj të ngjashëm

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.