Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Magazina

    U hapën dyert e shtëpisë, 25 vite pas Diola takohet me familjen kosovare

    26/08/2025 18:02
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Nutricionistja e njohur Diola Dosti, ka emocionuar ndjekësit e saj me një rrëfim prekës në Instagram, duke ndarë kujtime personale nga koha e luftës në Kosovë.

    Në një postim të gjatë, ajo tregoi se si familja e saj në Shqipëri hapi zemrën dhe dyert për një familje kosovare që ishte detyruar të largohej nga shtëpia e vet gjatë luftës Kosovë–Serbi në vitin 1999.

    “Ishte viti 1999, kur zemra dhe dyert e familjes time, në vendlindjen time në Shqipëri, u hapën për këtë familje shqiptare nga Kosova, në kohën e luftës Kosovë–Serbi. Një familje e madhe që u bënë familja jonë!”, shkruan Diola.

    Ajo kujton me nostalgji se si zonja e shtëpisë, e cila tashmë nuk jeton më, i kishte lënë një kujtim të pashlyeshëm me gatimet tradicionale kosovare.

    “Më kujtohet që kur provova bukën që gatuante, më bëri të doja një herë e përgjithmonë gatimet e Kosovës, ato kiflet, pitet e specat me mazë!” – rrëfen Diola.

    Në postimin e saj, Diola ndalet edhe tek miqësia e ngushtë me Mirlinda Berishën, vajzën e familjes kosovare, që ajo e konsideronte si motrën që i mungonte.

    “Vizatonim bashkë, sidomos Sailor Moon, dilnim shëtitje pasdite, bënim xhiro me biçikletë dhe unë isha shumë e lumtur që më fund kisha motrën e munguar pranë meje!”, kujton ajo me emocion.

    Ajo shtoi se babai i saj kishte pasur një kujdes të veçantë për vajzat e kësaj familjeje, duke dhënë edhe një lloj “garancie” në qytet që askush të mos i ngacmonte. Pas mbarimit të luftës, ishte pikërisht babai i Diolës ai që i kishte shoqëruar personalisht për t’i kthyer në shtëpinë e tyre në Malishevë, e cila, fatkeqësisht, ishte djegur.

    Pas 25 vitesh, Diola rrëfen se është ritakuar me pjesën më të madhe të kësaj familjeje.

    “E sot, pas 25 viteve, ne u ritakuam me pothuajse të gjithë familjen… Ajo që mund të them është që këta njerëz më kanë bërë të dua një herë e përgjithmonë çdo gjë që ka të bëjë me Kosovën. Linja ime e jetës e vërteton këtë!” – shkruan ajo.

    Moderatorja nuk fsheh emocionet e saj për lirinë e Kosovës dhe mirënjohjen e thellë që ruan për këtë lidhje të veçantë.

    “Jam shumë e lumtur që sot Kosova gëzon lirinë me njerëz të mrekullueshëm sepse edhe pse s’kam qenë prezente në luftë, gjithçka të përjetuar nga kjo familje në Malishevë, e kemi ndarë dhe ndjerë bashkë. Ju dua fort dhe Zoti ju bekoftë!”

    Postimi i Diolës është pritur me shumë emocion nga ndjekësit, duke marrë qindra komente mbështetëse, teksa historia e saj shërben si kujtesë e fuqishme për mikpritjen shqiptare dhe lidhjen e pathyeshme mes Shqipërisë dhe Kosovës

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.