Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Rusia sulmon me breshëri dronësh Ukrainën

    23/08/2025 15:56
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Rusia ka gjuajtur dhjetëra dronë drejt Ukrainës gjatë natës, në serinë e fundit të sulmeve që po zbehin shpresat për ndaljen e luftës pas samitit të mbajtur javën e kaluar në Alaskë mes udhëheqësve amerikanë dhe rusë.

    Ushtria ukrainase tha se ka rrëzuar apo penguar dhjetëra dronë, teksa Rusia ka sulmuar me më shumë se 50 shtetin fqinj mëngjesin e 23 gushtit.

    Është e paqartë nëse nga këto sulme ka viktima.

    Numri i përgjithshëm i dronëve dhe raketave ishte më i vogël krahasuar me sulmet që Rusia kreu gjatë kësaj jave.

    Më 21 gusht, gjatë një sulmi rus më 21 gusht u godit edhe një fabrikë në pronësi amerikane, në perëndim të Ukrainës. Kompania njoftoi se disa punëtorë u plagosën gjatë sulmit.

    Zyrtarët e emergjencës ukrainase thanë më 23 gusht se zjarrfikësit kishin arritur të fiknin zjarrin në fabrikë.

    Ndërkohë, Rusia tha se Ukraina kishte nisur dhjetëra dronë kundër objektivave ruse gjatë natës, duke pretenduar se shumica prej tyre ishin rrëzuar.

    Zemërimi me mungesën e përparimit që nga samiti mes presidentit amerikan, Donald Trump, me homologun rus, Vladimir Putin, në Alaskë, u pa më 22 gusht në Shtëpinë e Bardhë, kur Trump sinjalizoi mundësinë e goditjes së Rusisë me sanksione të reja, nëse nuk pranon të ulet në tavolinën e negociatave.

    Më herët, Trump ka thënë se ka mundësi të mbahet një takim mes Putinit dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

    Por ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili më herët i kishte përshkruar bisedimet me liderët evropianë si një “rrugë pa krye”, tha se nuk ishte planifikuar asnjë takim.

    “Putini është i gatshëm të takohet me Zelenskyn kur të jetë gati agjenda për një samit”, tha Lavrov për NBC News, në një intervistë të transmetuar më 22 gusht. “Dhe kjo agjendë nuk është gati”.

    Ndërkohë, Putini lavdëroi Trumpin, duke e përshkruar atë si “dritën në fund të tunelit” për marrëdhëniet SHBA-Rusi.

    “Raportet tona me Shtetet e Bashkuara janë në njërin prej niveleve më të ulëta që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore”, tha Putini gjatë një vizite në Sarov, më 22 gusht. “Por, me ardhjen e presidentit Trump, unë mendoj se më në fund është shfaqur një dritë në fund të tunelit”.

    Ndërkaq, duke folur për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se ai dëshiron të shohë nëse Putini dhe Zelensky do të takohen, para se të marrë vendim për sanksionet e reja. Ai vendosi një afat prej dy javësh për të marrë këtë vendim.

    “Do të marr vendim se çfarë do të bëjmë dhe do të jetë një vendim shumë i rëndësishëm”, tha ai. “Ose do të jenë sanksione masive, tarifa masive ose të dyja. Ose nuk do të bëj asgjë dhe do t’iu them: ‘Kjo është lufta e juaj’”.

    Zelensky ndërkaq e ka akuzuar Rusinë – që nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës më 2022 – se po bën gjithçka për të shmangur një takim ballë për ballë mes tij dhe Putinit./REL

    Artikuj të ngjashëm

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.