Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ramadan Nishori: Pasi dola publikisht, më larguan nga banesa – pronari arsyetohej se ka me rregullu “diçka”

    19/08/2025 18:14
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    I mbijetuari i dhunës seksuale, Ramadan Nishori i ftuar në emisionin “Frontal” në T7 ka rrëfyer periudhën e vështirë që e ka përjetuar pas momentit kur ka dalur publikisht për të treguar përjetimin dhe statusin e tij gjatë luftës.

    Nishori ka treguar për një problem që ka pasur me qiradhënësin e tij, i cili e largoi nga banesa pas daljes së tij publike, ku rrëfeu për dhunën seksuale që përjetoi nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë.

    “Masi dola publikisht, pronari i banesës më largo inga banesa që isha me qera. Më tha po du me ndreq, por nuk ishte puna aty, gjoja se e pengoja unë. Unë i kisha 2-3 vjet aty duke banuar, ishte e re edhe e dija sa ka nevoj me e rregullu atë banesë. Më nuk kam pasur problem me qiradhënësit, ky ku banjo më ka thënë veç hyn bano se unë i rregulloj krejt. Po kam problem me shëndetin se nuk po mundem me punu”, është deklaruar ai.

    Nishori ka thënë se ata që ushtruan dhunë seksuale ndaj tij kanë punuar në stacionin e Policisë të Drenasit, derisa në mesin e tyre kishte qenë edhe një shqiptar.

    “Me figurë i njoh, me emra nuk ua di. Janë duke punu Policia e Prokuroria në këtë drejtim. Ata kanë punu në stacionin policor të Drenasit edhe më herët, ka qenë nga Kjeva. Të tjerët i kanë njohur më mirë se unë, se unë nuk kam pasur shumë kontakt më herët nga ta. Atë ditë ka qenë edhe një shqiptar aty, e ka pasur rolin e përkthyesit, për mua ka qenë hero se më shpëtoi atë ditë, edhe ai punonte në stacionin e Policisë në Drenas si përkthyes”, është shprehur ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Futbollisti i njohur francez dënohet me 90 mijë euro për dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes

    “Mimoza Kusari më tha s’je e para as e fundit”, thotë e mbijetuara e luftës seksuale

    Rrëfimi për dhunën seksuale gjatë luftës, e mbijetuara: Në një dhomë isha unë, në tjetrën motra

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.