Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    PSG përforcohet në mbrojtje, blen një qendërmbrojtës për 63 milionë euro

    12/08/2025 16:25
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kampioni i Evropës, Paris Saint Germain, ka konfirmuar blerjen e qendërmbrojtësit ukrainas Ilia Zabarnyi, i cili largohet nga Bournemouth.

    Ky transferim, që ishte në proces prej ditësh, pritet të përmirësojë ndjeshëm repartin defensivë të kampionëve të Evropës.

    Pas afrimit të portierit Lucas Chevalier, Zabarnyi është përforcimi tjetër i madh i verës për PSG-në. Mbrojtësi 22-vjeçar ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2030.

    Te skuadra angleze, ai ishte një lojtar kyç në skuadrën e trajnerit Andoni Iraola, duke ndarë vijën e mbrojtjes me Dean Huijsen dhe duke bërë paraqitje mbresëlënëse në Premier League.

    Klubi anglez ka përfituar 63 milionë euro fikse nga shitja e tij, plus 3 milionë euro të tjera në formë bonusesh.

    Luis Enrique tani ka në dispozicion një qendërmbrojtës të ri për të forcuar skuadrën në mbrojtjen e Kurorës së Trefishtë të fituar sezonin e kaluar.

    Ky është një nga transferimet më të shtrenjta të verës, duke treguar ambicien e PSG-së për të mbetur në majën e futbollit evropian.

    Artikuj të ngjashëm

    PSG-ja fiton Superkupën falë penaltive

    PSG dhe Tottenhamin futen me të gjitha forcat për Superkupën e UEFA-s, formacionet zyrtare

    “Cold” Palmer ia ftofë PSG-së pjesën e parë të finales

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.