Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    OP/ED

    PROKURORI LIBERAL DHE PËRDHOSJA E SIMBOLEVE KOMBËTARE

    28/07/2025 15:31
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Shkruan: Bedri Halimi

    Rasti i përdhosjes së flamurit kombëtar nga një i ri i moshëssë mitur, që u postua në rrjetje sociale e media të ndryshme, shkaktoi indinjatë te të gjithë ata që e panë, dëgjuan apolexuan për këtë rast.

    Gjithashtu u dëgjua informata se nga policia e Kosovës, qenkamarrë në pyetje delikuenti adoleshent, në prani të prindit.

    Pastaj, pasi delikuenti qenka penduar, me kaq rasti qenkambyllur.

    Mosnjohja e ligjit, nuk të amneston nga përgjegjësia. Dhe këtëpunë, organet e ndjekjes, e veçmas prokuroi e din mirë.

    Po prokurori I këtij rasti, e paska zbutur zemrën aq shumë, saqë i paska mbyllur sytë para këtij veprimi.

    Nuk themi se adoleshenti delikuent, duhet të varet në litar, sepse edhe ligji nuk e parasheh këtë gjë, por të shpëtoj pa njëdenim, qoftë edhe simbolik, kjo mund të ndodh vetëm nëKosovë dhe te ndonjë prokuror i tipit si ky, që emrin nuk ja di,dhe as që do të doja të ja mësoja.

    Gjoba simbolike do të ishte qoftë në para, e sidomos, me masën “mbikëqyrje e shtuar nga ana e prindërve”. Kësi maseka pasur edhe gjatë monizmit.

    Prokurori, edhe nëse personalisht s’ka as ndjenjë e as respektpër flamurin kombëtar (lum ne që kemi prokuror të tillë), do të duhej të vepronte, jo për vete, sepse, duket se nuk ka motivshpirtëror. Por për dy arsye:

    E para, për arsye të ligjit.

    Dhe e dyta, për arsye të opinionit, pra të popullit shqiptar.

    Po sikur një veprim të tillë, po ky adoleshent delikuent, ta kishte bërë duke e përdhosur flamurin serb, si do të kishtevepruar ky prokuror?

    Mosmarrja e asnjë mase ndaj një veprimi të tillë, lë hapsirëveprimi për “delikuentë” të tjerë, të cilët në emër të të drejtavedhe lirive të njeriut, i japin vetës të drejtë për të bërë edhe aktetë tilla të shfrenuara. Si para ca vitesh, kur një mosntrum njeri, bëri një veprim kriminal me bustin e Skenderbeut.

    Këto raste, sado të izoluara qofshin, meritojnë të trajtohenseriozisht.

    Përndryshe, mosmarrja e masave ndaj veprimeve të tillakriminale, e ushqejnë të keqen, dhe në mënyrë indirekte e përkrahin atë.

    Të gjitha këto flasin për domosdoshmërinë e hartimit dheplotësimit të bazës ligjore që t’i qartësojnë këto gjëra, ashtusiç janë të qartësuara te të gjithë popujt e civilizuar.

    Artikuj të ngjashëm

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.