Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    OP/ED

    Fitoj zgjedhjet, humbi Lojën: Opozita është terapia e duhur për LVV

    23/07/2025 17:06
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Shkruan: Shenoll Muharremi

    LVV, pas 51 tentimeve, e ka humbë jo vetëm të drejtën morale, por edhe atë reale me e zgjedh Kryetarin e Kuvendit. E ka konsumu aq shumë këtë të drejt, sa tashmë është kristal pastër që nuk po arrin me formu shumicën parlamentare. Nuk i ka votat.

    I kanë fitu zgjedhjet, kanë dalë partia e parë por me strategji të gabuar, e kanë humbë lojën. I kanë humbë krejt partnerët me qasjen e tyne armiqësore, përçmuese, e tash nuk po munden me formu shumicën. Prandaj bllokada.

    Dhe kjo situatë nuk ka me ndryshu as për vite. LVV duhet me pranu që e ka humbë lojën vetë, me gabimet e veta. Edhe pas zgjedhjeve të ardhshme të jashtëzakonshme, gjasat janë që prapë nuk kanë me mujt me ndërtu shumicë.

    Pra, jemi në një moment ku duhet me pranu që koncepti ‘o krejt, o asgjë’ ka dështu. E tash, në këtë sistuatë, rruga është vetëm opozita. Edhe Hashim Thaçi e Isa Mustafa kanë shku. Pozita e kryeministrit nuk është pronë e përjetshme. Edhe Bill Clinton e Tony Blair kanë shku.

    Nuk duhet me tentu me mbet në pushtet me çdo kusht. Me blloku vendin e me kriju pasoja të pariparueshme. Në demokraci, pushteti lëshohet, rotacioni ndodh, është krejt normale.

    Nëse don me e ruajt partinë, me pas vend edhe në të ardhmën, lëshoje pushtetin, mëso, reformohu për betejat që vijnë.

    Strategjia ‘O Krejt, O Asgjë’ doli asgjë kësaj radhe. LVV ka nevojë për pushim, në opozitë, për me u reformu dhe me u kthy me një platformë të re që nuk përmandë përcarje, polarizime të skajshme dhe ku ofrohen zgjidhje për sfidat kryesore.

    Me çasjen aktuale, LVV edhe 100 vjet nuk mundet me ardh në pushtet se nuk mundet me i fitu “KREJT” më se partia është në trendin e tkurrjes dhe në rrugëtimin drejt rajonit 20%-25%.

    Artikuj të ngjashëm

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.