Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Avonet: Komuna e Prishtinës t’i kthejë mjetet e inkasuara kundërligjshëm nga qytetarët te “Pastrimi”

    04/06/2025 22:51
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Gjykata Supreme ka marrë vendim që kërkesëpadia e Komunës së Prishtinës në lidhje me caktimin e masës së përkohshme të sigurisë ndaj zbatimit të “Rregullores për Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores për Menaxhimin e Mbeturinave”, të miratuar nga Kuvendi i Komunës më 1 dhjetor 2023, të plotësuar me 05.12.2024 dhe të publikuar në Gazetën Zyrtare më 31 dhjetor 2024, të shpallet e pabazuar.

    Kjo rregullore përcakton se faturat për shërbimin e mbeturinave duhet të paguhen drejtpërdrejt në KRM “Pastrimi” Sh.A., ndërsa Gjykata Supreme ka vendosur që kjo rregullore mbetet në fuqi dhe duhet të zbatohet, duke e cilësuar të pabazuar kërkesën për pezullim të përkohshëm.

    Për këtë çështje ka reaguar rrjeti i OJQ-ve AVONET, e cila thotë se është e shqetësuar thellë lidhur me sjelljen institucionale të Komunës së Prishtinës, e cila, përmes padisë së paraqitur në Gjykatën Supreme, ka kontestuar një akt normativ të miratuar nga vetë Kuvendi i Komunës, si organi më i lartë vendimmarrës në nivel komunal, sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale.

    AVONET vlerëson se ky veprim përbën një përdorim të papranueshëm të të drejtave procedurale, për sa kohë që ekzekutivi komunal ka ndërmarrë hapa juridikë të pa bazë kundër një akti normativ të ligjshëm të nxjerrë nga organi përfaqësues i qytetarëve, e ligjshmëria e të cilit ishte konfirmuar edhe nga MAPL dhe MMPHI.

    “Për më tepër, AVONET shpreh shqetësimin serioz për faktin se Komuna e Prishtinës, në kundërshtim me dispozitat e Rregullores për Plotësim Ndryshimin e Rregullores për Menaxhimin e Mbeturinave, ka vazhduar të inkasojë mjete financiare nga qytetarët për shërbimin e mbeturinave, ndonëse këto pagesa, sipas aktit në fuqi, do duhej të kryheshin drejtpërdrejt në KRM ‘Pastrimi’ Sh.A. Këto veprime shqetësuese janë një sinonim i shkeljes flagrante të parimeve të ligjshmërisë dhe transparencës në menaxhimin e fondeve publike dhe kjo sjellje ka rrezikuar seriozisht funksionimin financiar dhe operativ të ndërmarrjes publike KRM Pastrimi, punëtorët e së cilës për ditë me radhë janë në grevë para Komunës së Prishtinës. Natyrisht, ata të cilët më së shumti kanë pësuar janë qytetarët e Komunës së Prishtinës”, thotë AVONET.

    Ky rrjet i OJQ-ve thotë se duke marrë parasysh se Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës tashmë ka refuzuar kërkesën e Komunës për caktimin e masës së përkohshme të sigurisë dhe ka vendosur që Rregullorja e miratuar mbetet në fuqi, Komunës së Prishtinës i bëhet thirrje “që të zbatojë vendimin e gjykatës dhe të ndërpresë menjëherë çdo praktikë të paligjshme të inkasimit të të hollave për shërbimin e mbeturinave”.

    “Po ashtu, AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës që të kthejë pa vonesë të gjitha të ardhurat e inkasuara në mënyrë të kundërligjshme te KRM “Pastrimi” Sh.A., si përfituesi i ligjshëm i këtyre mjeteve. Vetëm në këtë mënyrë mund të rikthehet besimi në institucionet publike dhe të garantohet respektimi i rendit juridik dhe i të drejtave të qytetarëve”, tha AVONET.

    Artikuj të ngjashëm

    Rama pritet me entuziazëm në “Velani”:Diskutuam për zgjidhjen e të gjitha problemeve në këtë lagje

    Rama akuzon Qeverinë për bllokim të buxhetit: Rrezik alarmant, janë prekur të gjitha shërbimet jetike

    Rama: Bekë Berishën nuk e njoh, e pash në shesh një ditë ia dhash dorën, m’u dok djal i mirë

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.