Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Dita e Lirisë së Shtypit, PDK: Pushteti i VV’së i sulmon e etiketon gazetarët në vend që t’i mbështesë ata  

    03/05/2025 14:37
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Partia Demokratike e Kosovës në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit ka shprehur mirënjohje për të gjithë gazetarët dhe punonjësit e medieve.

    Përmes një komunikate për media, PDK shkroi se është për keqardhje rënia e Kosovës në vendin e 99-të sa i përket Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit.

    Ata shkruajnë se, kjo rënie nuk është faj i gazetarëve, por pasojë e drejtpërdrejtë e një ambienti represiv, të frikës dhe shantazhit që kjo qeveri ka krijuar për mediat dhe profesionistët e informacionit.

    “Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit shprehim mirënjohje për të gjithë gazetarët dhe punonjësit e mediave në Kosovë, të cilët vazhdojnë të raportojnë me përkushtim dhe profesionalizëm, përkundër sulmeve dhe linçimeve nga pushteti. Është për keqardhje rënia e Kosovës në vendin e 99-të sa i përket Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit.

    Tutje, nga PDK shkruajnë se në vend të mbështetjes së gazetarisë së lirë, pushteti aktual ka zgjedhur të sulmojë gazetarët.

    “Ky regres është aktakuzë politike dhe morale për Qeverinë e Kosovës. Partia Demokratike e Kosovës qëndron fuqishëm përkrah gazetarëve dhe mediave – sepse fjala e lirë është themel i çdo shoqërie demokratike”, shkruhet ndër tjerash në reagimin e tyre. 

    Artikuj të ngjashëm

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.