Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Nga sot pa kontrolle në vendkalimet kufitare Kosovë-Shqipëri

    01/05/2025 20:57
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Duke nisur nga data e sotme, 1 maj, në pikat doganore që lidhin Shqipërinë me Kosovën nuk ka më kontrolle.Marrëveshja që parashikon lehtësimin e procedurave kufitare për automjetet me targa të të dy shteteve është aktivizuar sërish, për të mundësuar lëvizje të shpejtë dhe të pakufizuar.

    Në bazë të kësaj marrëveshjeje, qytetarët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës, do të kalojnë përmes pikës kufitare të Morinës dhe Vërmicës me procedura të shpejtuara përgjatë 9 muajve të vitit dhe në fundjavat e festave.Lëvizja e lirë u aplikua vitin e kaluar dhe ishte efikase, pasi shmangu trafikun dhe lehtësoi lëvizjen kufitare gjatë sezonit veror.

    Ajo u bë e nevojshme për shkak të fluksit të lartë të udhëtarëve nga Kosova, të cilët vijnë në Shqipëri, kryesisht për të kaluar pushimet verore.Edhe këtë sezon, lehtësimi i procedurave do të zbatohet gjatë nëntë muajve të vitit, konkretisht nga 1 maji deri më 30 shtator, dhe nga 1 nëntori deri më 28 shkurt të vitit pasardhës.

    Gjatë kësaj periudhe të qarkullimit të lehtësuar nuk do të ketë kontrolle pasaportash apo kartash identiteti për shtetasit të dy vendeve.

    Artikuj të ngjashëm

    Rikthehet procedura e lehtësuar në Morinë për fundjavat dhe ditët e festave 

    Fundjavë me fluks në Morinë, kosovarët për pushime në Shqipëri edhe në shtator

    Kosovarët përfundojnë pushimet, fluks automjetesh në pikën kufitare Morinë

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.