Në Prishtinë, Ekipi i Menaxhimit të Qenve Endacakë përgjatë ditës së enjte kanë kapur edhe 7 qen endacakë.
Sipas një njoftimi, qentë u kapën në zona të ndryshme të Prishtinës, dhe janë transportuar në Strehimoren e Kryeqytetit për trajtim dhe strehim,.
Njoftimi i plotë:
Ekipi i Menaxhimit të Qenve Endacakë ka vazhduar sot operacionet në qendrën e qytetit, përfshirë Rrugën Ndue Përlleshi, Dardaninë, sheshet kryesore dhe zonat përreth.
7 qen endacakë të kapur dhe transportuar në Strehimoren e Kryeqytetit për trajtim dhe kujdes.
Ndarja sipas zonave:
Rr. Ndue Përlleshi – 5 qen
Sheshet kryesore – 2 qen
Operacionet u realizuan sipas planit, duke përmirësuar situatën në këto zona pa asnjë incident.






