Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    117 të lënduar nëpër spitalet e Maqedonisë, 13 në gjendje kritike janë dërguar jashtë vendit

    16/03/2025 20:48
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Gjatë gjithë ditës së sotme, një numër i madh autoambulancash hynë në Qendrën Klinike të Shkupit me persona të lënduar nga zjarri në diskotekën “Pulse” në Koçan. Mirëpo, disa nga automjetet kanë dërguar të plagosur rëndë për mjekim jashtë vendit.

    Bullgarët, grekët dhe serbët ishin të parët që ofruan ndihmë dhe turqit u bashkuan me ta. 13 pacientë kanë shkuar tashmë jashtë vendit. Në Bullgari shumica e tyre janë larguar me avion, një pjesë me ambulancë, ndërsa në Nish dhe Selanik me ambulancë.

    Përndryshe, numri i pacientëve kritikë është rritur gjatë ditës nga 18 në 20 persona. Taravari bëri të ditur se ky numër është rritur, por pa specifikuar se sa. Në spitalet në Maqedoni po trajtohen gjithsej 117 pacientë, 73 prej të cilëve në Shkup. Shtabi i Krizave Shëndetësore vendosi që disa nga pacientët të dërgohen jashtë vendit, në mënyrë që në spitalet e Shkupit të ketë hapësirë ​​të mjaftueshme për pacientët që do të vijnë nga spitalet e Koçanit dhe Shtipit.

    “Për shkak se këto janë djegie që mund të komplikohen në ditët në vijim, këshilli i mjekëve mendoi se do të ishte mirë që në Shkup të lirohej vend për të gjithë pacientët, ndërsa më kritikët të dërgohen jashtë vendit”, tha Sasho Klekovski, drejtor i FSSH.

    Përveç ndihmës në objektet spitalore, Maqedonia mori ndihmë edhe nga mjekë ekspertë në trajtimin e pasojave të djegieve. Çekia, Izraeli dhe Serbia kanë dërguar ekipet e tyre, të cilët do të ndihmojnë mjekët vendas. Ndihmë është ofruar edhe nga Italia, Holanda, Belgjika, Shqipëria dhe Kosova, por tani për tani, sipas autoriteteve shëndetësore, nuk ka nevojë për këtë. /RTV21

    Artikuj të ngjashëm

    PDSH e Menduh Thaçit nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut

    Tragjedia me 59 viktima në Maqedoninë e Veriut, arrestohen dy persona

    Ndizen qirinj në Shtip, për 59 viktimat e tragjedisë në Koçan

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.